• |
ide | kryesore

Shpejtësi e lartë/ Makina del nga rruga në aksin Korcë-Pogradec

-Instant, Lajme, Të fundit



Një makinë ka dalë nga rruga në aksin Korcë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas. Shoferi i makinës është lënduar por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për shkak të tronditjes, ka qënë e vështirë nxjerrja e tij nga makina.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qënë shpejtësia përtej normave dhe lagështira në rrugë. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *