• |
ide | kryesore

Video/ Hoxha shpëton Partizanin nga humbja: Daja lë katër pikë në dy ndeshje

-Instant, F1, Sport, Video



Barazimi i dytë radhazi për Partizanin, që sheh tashmë Vllazninë ti largohet katër pikë në krye të renditjes. Të kuqtë bllokohen në 0-0 në Elbasan Arena përballë Teutës, që flirtoi me fitoren por humbi mundësinë më të mirë nga 11 metra, gjashtë minuta nga fundi. Sic duket Hoxha e njihte shumë mirë ish-shokun e skuadrës Emiljano Vila, duke i hequr kënaqësinë e golit. Në fillimin e pjesës së dytë edhe një traversë për Solomon.

Një ndeshje me pritshmëri të larta, por që skuadrat u munduan më shumë të mos e humbnin. Daja përdor formacionin tip, duke lënë sërisht në pankinë Asanin. Të kuqtë, megjithatë, janë skuadra më e rrezikshme e pjesës së parë dhe me Cardoso e Solomon tentuan disa herë portën e Frashërit, pa e frikësuar portierin e durrsakëve. E kundërta mund të thuhet për Hoxhën, që pa silurën e Vilës të kalojë ngjitur me shtyllën, dy minuta nga fundit i 45 minutave të para.

Martini ruajti balancat, por në të 56 ishte me fat që nuk e pa veten në disavantazh, në konkluzionin e fuqishëm të Solomon, që u përplas në traversë. Teuta u përgjigj me Bregun dhe e rriti nivelin e lojës, duke arritur kulmin në të 84 kur Idrizaj pengoi në mënyrë të parregullt Bregun. Emiljano Vila humbi duelin me Alban Hoxhën, duke lënë në fuqi barazimin e gjashtë në 7 javë për Teutën dhe të tretin në kampionat për Partizanin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *