• |
ide | kryesore

Video/ Në gjunjë kundër racizmit para ndeshjes, PSG shkatërron 5-1 Basaksehir në ndeshjen e shtyrë

-Instant, F1, Sport, Video



Psg e Basaksehir të bashkuar përsëri kundër racizmit, edhe në ditën e dytë të ndeshjes së fundit të grupit H, që u shty 24 orë për shkak të prazës raciste të thënë nga arbitri i katërt Coltescu për ndihmës trajneri e turqve Ëebo. Lojtarët e skuadrës franceze e ata turke u gjunjëzuan në mesfushë, bashkë me arbitrat, me grushtin drejtuar qiellit. Gjest domethënës, por në fushë gjërat shkuan keq për Basaksehir që u shkatërruar 5-1 nga Neymar e Mbappe: tregolësh për brazilianin e dygolësh për francezin, që e ngjisin PSG në krye të grupit, përpara Lepzig.

O’Ney hapi serinë e golave në minutën e 21, vetëm 8 minuta pasi sfida filloi aty ku ishte ndërprerë një ditë më parë. Braziliani kompletoi dygolëshin e ti në të 38, ndërsa turqit pothuaj nuk ishin në ndeshje, duke pësuar edhe golin e Bakker dy minuta më pas, por i anulluar. Nuk është se kjo shërbeu për të ekuilibruar balancat e prishura të Basaksehir, sepse një 11 metërsh në minutën e 42 i dha mundësinë Mbappe ta conte skuadrën e tij në pushim me tre gola avantazh.

Asgjë nuk ndryshoi në pjesën e dytë me Neymar që shënoi golin e tretë personal dhe të katërtin për PSG, 5 minuta pas rifillimit. I Mehmet Topal goli i vetëm i turqve, në minutën e 57, por diferencën e stabilizoi sërisht Mbappe me golin e pestë dhe të dytin personal në minutën e 62. Me 12 pikë PSG ngjitet në vendin e parë, me pikë të njëjta me Leipzig, por në avantazh në ndeshjet direkte me gjermanët.








Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *