• |
ide | kryesore

Video/ Surprizë në Amsterdam, në 1/8 shkon Atalanta: Liverpool i jep kënaqësinë e barazimit Midtjylland

-Instant, Sport, Video



Janë përcaktuar tashmë edhe dy skuadrat fituese të Grupit D, që avancojnë përtej fazës së grupeve. Me Liverpool të kualifikuar e të sigurtë në vendin e parë, ndeshja me Midtjylland ishte një formalitet për Klopp, që kënaqet me barazimin 1-1. Befasinë e bën Atalanta, që në transfertën e Amsterdamit shkon të fitojë 0-1 duke u bërë e dyta e grupit e kualifikuar në 1/8 e duke lënë për hollandezët prezantimin në Europa League.

AJAX 0-1 ATALANTA
Atalanta shkon në 1/8 e Champions League! Në Amsterdam kundër Ajax do të kishte mjaftuar edhe një barazim, por bergamaskët morën kualifikimin në Europë me shumë stil, duke fituar 1-0 në Johann Cruijff Arena falë golit të Luis Muriel në fund të takimit. Një arritje e jashtëzakonshme, duke menduar se ku ishte skuadra zikaltër kur në 2016 mbërriti Gasperini në pankinë. Për skuadrën e Ten Hag vlente vetëm fitorja, por kundërshtarët italianët luajtën 90′ minuta të kujdesshme e goditën sapo hollandezët mbetën me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq naiv të Gravenberch. Një provë pjekurie, që ndoshta do të sistemojë gjërat edhe brenda dhomave të zhveshjes të një grupi që në Bergamo do të kujtohen për shumë kohë, pavarësisht si do të përfundojë ky sezon.

MIDTJYLLAND 1-1 LIVERPOOL
Jurgen Klopp kishte lënë pushim pothuaj gjithë ekipit, por jo Mohamed Salah dhe egjiptiani kishte nevojë për vetëm një minuta lojë për të shënuar golin e avantazhit ndaj Midtjylland. Një ndeshje pa rëndësi rezultati për asnjë nga dy skuadrat, por për danezët përfaqësimi kundër Reds kishte shumë rëndësi dhe në minutën e 62 barazoi rezultatin me Scholz, që realizoi nga pika e bardhë me saktësi.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *