• |
ide | kryesore

Vrasja e Klodian Rashës, protestuesit zhvendosen te kryeministria

-Instant, Lajme, Të fundit



Protestuesit po i drejtohen ambienteve të Kryeministrisë për të vijuar shfaqjen e revoltës së tyre në lidhje me vrasjen e Klodian Rashës.

Kujtojmë se një efektiv policie është plagosur gjatë protestës që po zhvillohet para ministrisë së Brendshme.

Qindra të rinj u mblodhën para Ministrisë së Brendshme, në shenjë proteste ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga ana e efektivit të Reneas.

Nën thirrjet “Unë jam Klodiani” dhe “Duam drejtësi”, të rinjtë kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, madje dhe dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Sandër Lleshaj jep dorëheqjen”, dëgjohet të thuhet nga turma e mbledhur për të protestuar.



1 Comment

  1. jam shum dakort me protesten. jam shum kunder faktit qe po perdoret per kredo politike nga hijenat qe slen protest pa vjedhur. si gjithmon e dhjesin me nje mut dicka te bukur qe ne filiz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *