• |
ide | kryesore

Vrasja e Klodian Rashës/ Reagon Meta: Prokuroria të zbardhë të vërtetën

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka reaguar për vrasjen e Klodian Rashës, i qëlluar për vdekje nga efektivi i policisë. Kreu i shtetit i ka shprehur ngushëllimet familjes Rasha për humbjen e njeriut tyre të dashur. Presidenti Meta shkruan mes të tjerash se Policia e Shtetit ka mision të ruajë rendin e sigurinë publike, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.

Më tej Meta thotë se: “Fatkeqësisht, të gjithë jemi bërë dëshmitarë, veçanërisht në dy vitet e fundit se, aktet e përdorimit të dhunës ekstreme dhe shproporcionale nga efektivë të caktuar të Policisë së Shtetit, kanë ardhur duke u përshkallëzuar”. Kreu i shtetit bën përgjegjës direkt funksionarët e lartë dhe e drejtuesit e Policisë së Shtetit, si edhe Ministrin e Brendshëm, që siç thotë ai nuk kanë mbajtur deri më sot qëndrime publike të qarta për zero tolerancë ndaj akteve të tilla.

Meta i benë thirrje Prokurorisë të hetojë intensivisht, të zbardhë të vërtetën dhe të vërë para përgjegjësisë menjëherë autorët e aktit kriminal, të kryer nga organi që ka pikërisht detyrën të mbrojë jetën e qytetarëve.



3 Comments

  1. Ciles Prokurori i kerkon te zbardhe ngjarjen,zoteri ?
    Dje ajo u perfshi ne lojen e piste te perpjekjes per te shmangur vemendjen e opinionit publik nga vrasja shtetrore e Klodian Rashes !
    Prokuroria eshte thjesh nje organizate e Partise Socialiste !
    Armen kush e hodhi ne lagje ?!
    Njesoj si qemoti nga pararendesit e krimineleve,njesoj si eterit e tyre qe fusnin arme ne Kisha e Xhami !
    Kerkoi popullit te dale ne proteste e te shkerrmoqin me çdo gje kete rregjim kriminal !?
    Proteste njemiljonshe dhe banda ja mbeshtjell…….,iken !

  2. Per kushtetuten e ilirit u mbush sheshi, kurse per jeten e nje tebriu shqiptar se rru njeri. Shpresoj qe zoti tjau jape denimin politikanve, gazetarve propagandiste, pseudobiznesmenave shqiptare, ate denim qe ne e enderrojme qe nga heret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *