• |
ide | kryesore

Vrasja e Klodian Rashës, reagon zyrtarisht Policia e Shtetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Policia



Policia e Shtetit ka reaguar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, e vendosur përballë akuzave dhe kritikave pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Tiranë.

Policia e Shtetit i shpreh ngushëllime familjarëve e miqve të të riut dhe thotë se po analizon në mënyrë intensive gjithë ngjarjet.

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT
Në emër të punonjësve të Policisë së Shtetit, të prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, e cila përfundoi me vrasjen tragjike të të riut Klodjan Rasha, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, të afërmve dhe qytetarëve të lënduar nga ky akt.
Pas ngjarjes së ndodhur, krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar në detyrën e saj për rritjen e sigurisë publike, në mbrojtje të jetës dhe të drejtave të çdo qytetari.



6 Comments

  1. Polici qae hedh bombat ndaj protestuesve apo qe vret qytetaret perse nuk mban maske eshte vetem bande.

    Kurse Lul Berisha na iku…Turp

  2. Ai polici qe e ka vrare ate djalin e ri, eshte thjesht nje militant, i cili i frymezuar nga “video spanjolle” e policise algjeriane e publikuar nga kryeministri shqiptar, nga drejtori i Policise se Shtetit qe merret me jetet personale te njerezve dhe nuk thote asgje per dhunimin e nje adoleshenti, i frymezuar nga kapteri me floke te bardhe dhe zemer te zeze qe nuk e ka per gje te leshoje gaz mbi “armiqte” qe ne fakt jane bashkeqytetare. Ai polic eshte thjesht nje prodhim me stampen e rilindjes dhe qe tregon vleren qe ka jeta e njeriut ne Shqiperi. Ngushellime familjareve, per aq sa mund te ngushellohen ata prinder zemerplasur.

  3. Keta horra te vrasin naten e te qajn diten. Nuk tha ai ministri i gerdalles matuf qe shkon e ben orgji ne USA. qe ne se shifni nje polic te dehur jam une, ne se shifni nje polic vrases qe doli vrases jam une.?ateher ti palaqo genjeshtar gjoja minister rendi perse nuk ben aktin me njerezor te japesh doreheqje…. apo karrigja e lyer me gjak eshte me e mir se jeta e njeriut ore gjak pires.

  4. Ky komenti i fundit duhet te reklamohet ne gjith portalet qe e dun vertet ket vend te lodhun qe po e ctoje ne une : po e votut perseri le tja u nxije ma keq se cja u ka ba o zot i modh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *