• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia/ Kush është i penduari që “tradhëtoi” Shullazin dhe Lul Berishën

Arkiva, Kryesore, Lajme



Emiliano Shullazi, Lul Berisha dhe pesë persona të tjerë janë tradhëtuar nga një dëshmitar i penduar, i cili ka marrë një dënim të gjatë në burg dhe që me sa duket ka vendosur të flasë, pasi disa herë kanë dashur ti bëjnë atentat aty ku po kryen dënimin. Është pikërisht ky i penduar që ka folur për SPAK dhe i cili ka lidhur së bashku dy vrasjet, atë të Klodian Spahiut më 26 shkurt 2005 dhe një ditë më pas vrasjen e Vajdin Lamaj, të cilit i shpërthu ashansori i pallatit të tij.

“SPAK pretendon se ka një dëshmitar të penduar që ka rrëfyer dy ngjarjet e lidhura mes tyre. Unë e kam intervistuar këtë person para disa vitesh në një burg të sigurisë së lartë por nuk e kam transmetuar.rrëfimin e tij, sepse në pamje të parë dëshmia që ai jepte nuk bazohej në asnjë dokument zyrtar. Më pas personi i penduar është shoqëruar të paktën 10 herë në Prokurorinë e Krimeve të rënda dhe është marrë edhe në mbrojtje brenda ambienteve të burgut”, tregoi në Opinion gazetarja Klodi Lala. Ndërsa Artan Hoxha bëri të ditur dhe emrin e tij. Ai tha se dëshmitari kyç në arrestimet e lidhura me vrasjen e Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliu është Luftar Reçi.
“Personi dëshmitar kyç, është një i dënuar me 25 vite burg, Luftar Reçi. Ai është dënuar me 25 vjet burg (prej 11 vitesh po e kryen atë) për vrasjen e Maks Lalës në vitin 2009 në urën e Shkopetit.  Luftar Reçi dhe Taulant Elezi e kishin mik Maks Lalën. I është thënë që do çojmë një ngarkesë me armë. E kanë vrarë fillimisht në makinën e tij, e ka lënë atje, është kthyer në Tiranë, ka marr bidona me benzinë është kthyer prapë në vendin e ngjarjes dhe ka djegur kufomën e Maks Lalës”.

Pse vendosi të flasë Reçi

Sipas Hoxhës ka qenë frika se mund ta eleminonnin në burg që e ka bërë të penduarin të flasë. “Ai dëshmonte se janë paguar 200 mijë euro për të bërë një vrasje brenda në burg dhe që ai ishte transferuar disa herë. Nga pas i vinte edhe ekzekutuesi. Në momentin që ai e kuptoi, atëherë ky reagoi, u tremb dhe kërkoi të fliste me prokurorinë”.

Çfarë ka treguar i penduari

Vetëm tani po rrjedhin në media ato që ka rrëfyer Luftar Reçi. Ai  ka treguar se si Lulzim Berisha i kërkoi të vriste Klodian Saliun. Po ashtu ai ka rrëfyer se si Lul Berisha dhe Indrit Taullain bënë planin për hedhjen në erë të biznesmenit Vajdin Lamaj.

Ai ka dëshmuar se takimi mes tyre kish ndodhur në kazinonë e tij në Tiranë, dhe Lul Berisha i kishte ofruar vrasjen e hasmit të tij si pjesë të “paktit” mes tyre. “Lulzim Berisha më kërkoi që unë të vrisja Klodian Saliun”, ka dëshmuar ai.

“Në fillim të shkurtit 2005 kam takuar në Tiranë Lul Berishën. Takimi u realizua ne vendin e quajtur Stacioni i Trenit në Tiranë, vend ku unë kisha një kazino timen. Gjatë takimit Luli më ofroi një marrëveshje sipas së cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodian Saliu dhe ai në këmbim do të vriste hasmin tim. Ata më thanë se Klodian Saliu e kishte kundërshtuar dhe kishin frike se mos i vriste”, ka thënë Luftëtar Reçi.

Luftar Reçi ka dëshmuar edhe lidhur me ekzekutimin e Vajdin Lamajt. Sipas Reçit, në shkurt të vitit 2005 Lul Berisha kishte bërë planin me Indrit Taullain dhe të dy bashkë do të hidhnin në erë Vajdin Lamajn në ashensorin e banesës së tij. 

“Kam pasur lidhje shoqërore ne Lul Berishën, Indrit Taullain, Lentin (Plarent Dervishi). Kujtoj se ka qenë muaji shkurti vitit 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar nga numri i tij celular shtetasi Lulzim Berisha.

Luli më tha më gjej mua nga ato të “nëntat” (që ishin kallëpe tritoli) ku bëhej fjalë  për një atentat të përgatitur nga unë për hasmit e mi në Dibër, atentat i parealizuar nga unë për arsye se hasmi im mbante me vete fëmijët e tij dhe unë nuk lejova shpërthimin sepse nuk doja të vrisja fëmijët. Luli ishte në dijeni të kësaj ngjarje … mësohet se ka dëshmuar Reçi o coli njohej dhe me nofkën “tmerri i Dibrës”.

Pse kaq vonë

Me sa duket askush s’ka dashur ti prekë këto patate të nxehta para ngritjes së SPAK.

“Policia e Shtetit në atë kohë, drejtori i krimeve kishte shkuar disa herë, kishte marrë deklarimet dhe nuk kishte zhvillime pas. Kjo është hera e parë që mbi dëshminë e tij u ngrit një akuzë. Dy herë ka shkuar me helikopter drejtori i krimeve për t’i marr dëshminë”, u shpreh Hoxha duke lënë të kuptohet se ngjarja dihej me kohë, por vetëm tani është vendosur të bëhet zbardhja e saj.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. eshte nje flluske sapuni per ti pastruar edhe nga kjo akuze dhe per te dhene idene qe ASPAK funksionon.

    Dhe objektivi paresor eshte te zhvendoset vemendje ne nje ceshtje mediatike duke ditur oreksin e shiptareve per keto histori.

    me pak fjale, propagande dhe diversion nga temat e dites si vrasja e nje 25 vjecari me kot nga policia, covid, korrupsion, droga , vetigu i deshtuar, listat e ndryshuara te qershori nga gjendja civile me zona qe humbasin dhe fitojne deputete arbitrarisht .

    As fare ska problem.Juvja fitoi mbreme dhe kryetari eshte gezuar:-D . fitorja e juves ishte embelsira, pasi parate vershojne lume tek rama si cdo dite tjeter edhe pse njerezit vdesin nga hajduteria e rames (

  2. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    “Problemi i të dhënave të tij ishte sepse Policia e Shtetit në atë kohë, drejtori i krimeve kishte shkuar disa herë, kishte marrë deklarimet dhe nuk kishte zhvillime pas”!
    Kur eshte dhene deshmia e Luftar Reçit,ne cilin Vit?
    Fakti qe “drejtori i krimeve kishte shkuar disa herë per te marrë deklarimet e Luftar Reçit”,tregon punen e mire te Drejtorit te krimeve,por qe “nuk kishte zhvillime më pas”,tregon se ai eshte penguar qe mos vazhdoje me tutje.
    Kush eshte ai apo ata qe e kan penguar?
    Nje rast tjeter per SPAK (qe kemi koh qe e presim)per politikanet qe kan mbrojtur krimin.
    Kur,kur,kur……………do te denohen peshqit e mëdhenj???

  3. MIre qe u vra ai 25vjecari nga Policia me dt 8 dhjetor thuaj……, qe doli kjo histori e ripunuar krimi, se te mos qe vrare ai…….

  4. Kete e morem vesh, po s’po gjejme kush lajmeron Lul Berishen qe te ike sa here vjen policia per ta arrestu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *