• |
ide | kryesore

Afganistan/ Qëllohet për vdekje gazetarja dhe shoferi i saj

-Instant, Lajme, Planet



Pas një sulmi terrorist në Afganistanin Lindor ka humbur jetën në mënyrë tragjike një gazetare dhe shoferi i saj.

Malala Maiwand ishte rrugës duke shkuar në punë në Jalalabad mëngjesin sotëm, kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj automjetit të saj, dhe për pasojë humbi jetë edhe shoferi i saj, Mohammad Tahir.

Sipas BBC asnjë organizatë nuk ka marrë përsipër sulmin e kryer të enjten e 10 dhjetorit.

Maiwand njihej gjithashtu si një aktiviste e shoqërisë civile. Ajo kishte folur më parë për sfidat e të qenit një gazetare femër në vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *