• |
ide | kryesore

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi për trafik droge, një prej tyre ishte në kërkim nga Interpol Tirana

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e të martës në Imathia të Greqisë. Mediat greke raportojnë se shqiptarët janë kapur në një banesë me 248 gram kokainë, 11.3 gram marijuanë, 1 pistoletë me 27 fishekë, 14 mijë e 200 euro si dhe 5 celularë.

Madje pistoletën shqiptarët ia kishin vjedhur një polici në Selanik.

Saktësisht roli i tyre ishte të shpërndanin drogë në Imathia dhe Selanik, teksa rezulton se një prej shqiptarëve të arrestuar kërkohej më parë nga Interpol Tirana për trafik droge, grup të strukturuar kriminal dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *