• |
ide | kryesore

Champions, ja 16 më të mirat e kontinentit: të hënën hidhet shorti

-Instant, Sport



Pas emocioneve të forta të raundit të fundit të Champions League, janë mësuar më në fund edhe emrat e 16 më të mirave të Europës në sezonin 2020/21, nga ku bëjnë pjesë tre skuadra italiane, tre angleze, katër spanjolle e katër gjermane të kualifikuara në 1/8 e finaleve. Tani vëmendja e të gjthë tifozëve është drejtuar të hënën e ardhshme, kur në orën 12 në Nyon do të hidhet shorti që do të përcaktojë ciftet në fazën me eleminim direkt.

SKUADRAT E KUALIFIKUARA

TË PARA: Bayern, Chelsea, Dortmund, Juventus, Liverpool, Man. City, Psg e Real Madrid

TË DYTA: Barcellona, Lazio, Leipzig, Porto, Sevilla, Atalanta, Borussia Monchengladbach e Atletico Madrid

SHORTI
Për sa i përket shortit, rregullat ajnë të zakonshmet: kokat e grupit do të luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi e nuk mund të përballen me skuadra të së njëjtës kombësi dhe kundërshtarë të grupit. Ndeshjet e vajtjes së 1/8 të finaleve do të luhen mes 15 e 16 shkurtit e ato të kthimit mes 16 e 17 marsit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *