• |
ide | kryesore

Deklaratë e fortë e kapitenit të Inter: “Nuk jemi për Champions, të mendojmë për kampionatin”

-Instant, Sport



Samir Handanovic merr pësipër përgjegjësitë si një kapiten i vërtetë, pavarësisht momentit shumë delikat: “Inter nuk është për Champions League, e thonë pikët që kemi marrë. Fusha nuk gënjen kurrë, duhet të pranojmë verdiktin”. Kapiteni zikaltër kërkon të arkivojë sa më shpejt aventurën europiane e të shohë përpara: “Ishte një grup i ekuilibruar, vendimtare kjo ndeshje ashtu si ajo në Kiev. Por nuk ka kohë për të qarë, tani na mbetet kampionati e Kupa e Italisë”.

Portieri sllovene, pas ndeshjes, e ka analizuar kështu 0-0 kundër Shakhtar Donetsk: “Provuam gjithcka, na mungoi goli. Ata u kënaqën me barazimin, prisja të synonin dicka më shumë”.

Handanovic i ka të qarta idetë edhe se cfarë duhet të bëjnë tashmë zikaltrit: “Kur rezultatet nuk shkojnë mirë e dimë që Champions të sfilit, por duhet të mendojmë për të dielën e ndeshjen me Cagliarin. Nuk ka asgjë për të qarë, kishim ndeshjen në dorë e na mungoi goli”, përfundoi portieri zikaltër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *