• |
ide | kryesore

Europa League vendos diktatet në ndeshjet e fundit: ja kush kualifikohet në 1/16

-Instant, F1, Sport



Ka objektiva ende për tu vendosur në Europa League, pavarësisht se pjesa kryesore e pretendentëve e ka prerë biletën për 1/16 e kompeticionit. Në Grupin A Roma është në vendin e parë, por Young Boys-Cluj vendos për skuadrën e dytë të kualifikuar, me zviceranët që kanë dy pikë avantazh ndaj rumunëve. Në Grupin B Arsenal luan me sigurinë e vendit të parë, ndërsa Rapid Wien i duhet një fitore me dy gola që të parakalojë Molde si e dytë e kualifikuar. Në Grupin C Bayer Leverkusen pret në shtëpi Slavian e Pragës me pikë të njëjta, në një ndeshje që vendos vetëm të parën e grupit. Në Grupin D e njëjta situatë me Rangers e Benfica të kualifikuara, por në ndeshjet e fundit do të përcaktojnë vendin e parë, që për momentin është i skocezëve. Granda është e para e Grupit E, por duhet të fitojë në transfertë për të mos humbur pozitat ndaj PSV që është gjithashtu i kualifikuar, me një pikë më pak.

Në Grupin F kryeson Napoli me 10 pikë, por skuadra e Gattuso rrezikon të eleminohet nëse humbet me Real Sociedad që ka dy pikë më pak e në ndeshjen tjetër AZ po me tetë mposht Rijekën e vendit të fundit. Asnjë dilemë në Grupin G përvec atij të vendit të parë që për momentin mbahet nga Leicester që ka pikë të barabarta me Bragën. Praktikisht e njëjta situatë edhe në Grupin H, vetëm se Lillë këtu kryeson me një pikë më shumë se Milan (të dy të kualifikuar). Në Grupin I është i sigurtë vetëm Villareal në vendin e parë, ndërsa Maccabi e Sivaspor do të vendosin mes tyre skuadrën tjetër të kualifikuar, me izraelitët që kanë dy pikë më shumë dhe luajnë në shtëpi.

Në Grupin J Tottenham do të presë në shtëpi skuadrën e vetme që i ka mundur në Europa League. Mourinho kërkon hakmarrjen ndaj Antwerp, duke i marrë vendin e parë, edhe pse belgët luajnë për dy rezultate në Londër. Në Grupin K Dinamo e Zagrebit e ka siguruar vendin e parë kur të luajë me CSKA e vendit të fundit. E dyta e kualifikuar do të dalë nga përplasja mes Wolfsberger e Feyenoord, me hollandezët që janë të detyruar të fitojnë për të shkuar në 1/16. Në Grupin L është gjithcka e vendosur me Hoffenheim në vendin e parë dhe Crvena Zvezda e dytë e kualifikuar.

EUROPA LEAGUE – GROUP A
18:55 PFC CSKA-Sofia ? – ? Roma
18:55 Young Boys ? – ? CFR Cluj
EUROPA LEAGUE – GROUP B
18:55 Dundalk ? – ? Arsenal
18:55 Rapid Wien ? – ? Molde
EUROPA LEAGUE – GROUP C
18:55 Bayer Leverkusen ? – ? Slavia Prague
18:55 Hapoel Beer Sheva ? – ? Nice
EUROPA LEAGUE – GROUP D
18:55 Lech Poznan ? – ? Rangers
18:55 Standard Liege ? – ? Benfica
EUROPA LEAGUE – GROUP E
18:55 PAOK FC ? – ? Granada
18:55 PSV Eindhoven ? – ? Omonia Nicosia
EUROPA LEAGUE – GROUP F
18:55 Rijeka ? – ? AZ Alkmaar
18:55 SSC Napoli ? – ? Real Sociedad
EUROPA LEAGUE – GROUP G
21:00 Leicester City ? – ? AEK Athens
21:00 SC Braga ? – ? Zorya
EUROPA LEAGUE – GROUP H
21:00 Celtic ? – ? Lille
21:00 Sparta Prague ? – ? AC Milan
EUROPA LEAGUE – GROUP I
21:00 Maccabi Tel Aviv ? – ? Sivasspor
Postp. Villarreal ? – ? Qarabag FK
EUROPA LEAGUE – GROUP J
21:00 Ludogorets Razgrad ? – ? LASK
21:00 Tottenham Hotspur ? – ? Royal Antwerp
EUROPA LEAGUE – GROUP K
21:00 Dinamo Zagreb ? – ? CSKA Moscow
21:00 Wolfsberger AC ? – ? Feyenoord
EUROPA LEAGUE – GROUP L
21:00 Hoffenheim ? – ? Gent
21:00 Slovan Liberec ? – ? FK Crvena Zvezda



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *