• |
ide | kryesore

Gruaja e Paolo Rossit dedikim ngashëryes: “Përgjithmonë, pas teje asgjëja absolute”

-Instant, Sport



Një foto e të dyve në det, në plazh. Pranë njëri-tjetrit të buzëqeshur e me një dedikim të shkruar “përgjithmonë” shoqëruar nga një zemër e kuqe. Kështu, Federica Cappelletti, gazetare e shkrimtare, ka dashur ti japë lamtumirën bashkëshortit të saj Paolo Rossi, që u nda nga jeta në moshën 64 vjecare. Pablito, si e thërrisnin, ishte i sëmurë prej kohësh. Ishte vetë Cappelletti që e dha njoftimin me këtë mesazh në rrjetet sociale.

“Nuk do të ketë kurrë asnjë si ty, unik, special, pas teje asgjëja absolute….”, ka shkruar ajo në Facebook duke kujtuar të shoqin.

I VËLLAI ROSSANO: “GJITHNJË ME BUZËQESHJE”
“E pashë për herë të fundit dje, në Scotte. Kishte hyrë në koma nuk e kuptoi që isha aty. Deri një ditë më parë buzëqeshte, edhe pse kishte humbur forcën për të folur”. Kështu, e përditshmja La Nazione sjell fjalët e Rossano Rossi, vëllait të Paolos, dy vite e gjysëm më i madh. “Ishte sëmurë në pranverë, i goditur në mushkëri – shpjegoi – Vendosi të mos e bënte të njohur, të përballonte sëmundjen i mbrojtur nga familja, pa zhurmë. Nga sëmundja u zhvilluan edhe të tjera, edhe në kockë, duke e bërë cdo ditë më vulnerabël. Jo, Covid nuk e preku”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *