• |
ide | kryesore

Lufta kundër radikalizmit islamik, Franca prezanton një projektligj të ri

-Instant, Lajme, Planet

Qeveria franceze paraqiti të mërkurën një ligj që synon përforcimin e parimeve republikane, por në versionin e fundit të tij është hequr fjala “separatizëm” pas reagimeve të shumta. Në projekt-ligjin e paraqitur qëllimi më i qartë mbetet lufta kundër Islamit radikal në shoqërinë franceze. Kryeministri Jean Castex u përpoq t’i paraprinte kritikave se ky ligj do të stigmatizojë myslimanët.


Porjektligji përfshin masat që kufizojnë arsimimin në kushtet e shtëpisë dhe nxit një kontroll më të ashpër të financimit të shoqatave myslimane dhe veprimtarive të tyre. Drafti përfshin elementë të veçantë të cilët janë kundër urrejtjes online. Projektligji i ri erdhi pas sulmeve të muajve të fundit, si pasojë e së cilëve u vra një mësues Samuel Paty pasi kishte shfaqur para nxënësve karikatura të Profetit Muhammed.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu