• |
ide | kryesore

Lufta në rrjet/ Pro jetës, apo pro bredhit të djegur plastik

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Protesta e djeshme në bulevardin qëndror të Tiranës, që filloi me përdhosjen e mureve të ministrisë së rendit dhe përfundoi me djegien e bredhit të krishtlindjeve, u shndërrua si një hendek konfrontimi i dy poleve të shoqërisë, që qëndrojnë shumë larg njëri- tjetrit. Nga njëra anë ishin ata që u dhimbsej jeta e Klodian Rashës, 25 vjeç, e çuar dëm nga një sjellje brutale e policisë. Në këtë grupim tejet heterogjen ishin manifestues të dlirë, që më shumë se gjithçka çmonin jetën e pakthyeshme të të riut, arrivistë politikë që donin të shfrytëzonin rastin për të goditur një qeveri që është treguar e padrejtë edhe ndaj tyre, si dhe familiarë, të afërm apo ata që ndanin fat të njëjtë me viktimën. Për asnjërin prej tyre nuk përbënte problem kalimi i masës dhe shprehja e frustrimit edhe me metoda ekstraligjore.

Në grupin tjetër renditeshin të tjerët, që ishin të gatshëm të derdhnin lotë krokodili për jetën e humbur, por ama që zërin e ngritën kur protestuesit prishën fasadën e festës, duke djegur bredhin e krishtlindjeve para kryeministrisë dhe duke rrëzuar slitën e babagjyshit që gjendej në pragun e Bashkisë. E gjithë kjo mënyrë e të parit të gjërave, u simbolizua më së miri në këtë editorial të “Shqiptarja.com” (poshtë) që veçoi si evenimentin kryesor të ditës, shkatërrimet e protestës.

 

Por sapo u dhanë sinjalet e para të kësaj propagande të shpifur, rrjeti filloi të zjejë kundër kësaj mendësie që të bën për të vjellë, qëllimi i së cilës është të relativizojë çdo krim. Si rrallë herë në hapsirën shqiptare të internetit është zhvilluar një betejë, mes atyre që mbronin jetën dhe atyre që shpalleshin si fansa të estetikës, mes atyre që dënonin gjenezën e dhunës dhe atyre që arrinin të shihnin vetëm pasojat e saj.

Dikush nxitonte të denonconte lakejtë e pushtetit dhe mediat pranë tyre, që nxirrte fytyrën e vërtetë të eksponentëve pranë pushtetit.

Një i dytë shpërthente ndaj atyre që donin të ruanin të paprekur fasadën e cirkut të pushtetit 

Dikush tjetër ironizonte apatinë e vëzhguesve që i prishet rehatia ditore.

Kishte plot të tjerë që evidentonin hipokrizinë e atyre që kur qenë vetë në opozitë, as nuk u prishej puna për pemët.

Pati edhe nga ata që pasi ranë pa vetëdije viktima të trysnisë dominuese dhe u përballën me furinë e kundërshtarëve, u përpoqën të justifikohen.

Në fakt, i gjithë ky hendek i thellë nuk është thjeshtë një çështje protagonizmi në rrjetet socale. Ai është shprehja më e dukshme e dy mentaliteteve të përvijuara në shoqëri. Nga njëra anë janë ata që besojnë se janë viktima të padrejtësisë, që janë të bindur se askush nuk do të kthejë sytë nga ata qoftë për vjedhjen, padrejtësinë, për mungesën e punës, rrëmbimin e pronës, apo qoftë edhe marrjen e jetës që u bëhet. Dhe ata nuk kanë mënyrë tjetër për t’u dëgjuar përveçse ta shprehin në forma jo normale dhe jo ligjore frustrimin e tyre.

Nga ana tjetër janë indiferentët, të cilët ndonëse kanë ndonjë vërejtje teorike se punët duhet të shkonin më mirë, i kanë në rregull jetët dhe të ardhurat e tyre dhe ndihen të privilegjuar nga ushtrimi i një pushteti abuziv, i cili megjithatë lejon të pikojë edhe ndonjë grimcë e pamerituar mbi ta. Shprehja e tyre standarte qe: “Gabim që vriten njerëz, po inati nuk shfryhet ndaj pemëve”.

Pikërisht këtë herë, furia e të revoltuarve në rrjet nuk qe kundër propagandistëve me pagesë të pushtetit, që kanë bërë njësoj punën e tyre me çdo qeveri, por ndaj “idiotëve të dobishëm”, po aq naivë sa dhe të pamoralshëm, që qëndrojnë indiferentë ndaj çdo krimi, boll që mos prishin rehatinë e tyre. Pikërisht këta të fundit derdhën lotë për bredhat e djegur dhe për këtë u bënë pre e një furie mërie në rrjet. I pari që e kuptoi këtë qe vetë Erion Veliaj, që gjithmonë është qarë e ka derdhur lot për dekorin e qytetit. Këtë herë aq fort e ndjeu mërinë sa deklaroi: “Të zbardhen rrethanat e vrasjes dhe të vendoset një standard i ri, që këtu nuk ndodh gjë pa u ndëshkuar. Pastaj, për të pastruar e rregulluar, pemë e drita, punë e madhe, rraqe janë”.

©Lapsi.al



23 Comments

  1. Pergjigjen ua dha babai i viktimes kur protestuesit qe nisen protesten ne oren 10 , me qirinj, i shkuan tek shtepia.
    Gjejeni prononcimin dhe degjojeni mire. Jo ate te censuruarin. Te plotin.
    – Mos me rendoni dhe mos me shqetesoni. Nuk e di pse keni ardhur deri ketu. Me lini ne dhimbjen time. Une nuk i sherbej askujt. I sherbej familjes time.
    Ndersa vandalet qe dogjen pemen e Lindjes se Krishtit, i shkelen me kembe fotot e viktimes .
    Shajeni sa te doni qeverine, po me festen e besimtareve ortodokse dhe katolike, cfare keni , o talebane, ISIS,sta, njerez pa fe. Ju vrafte zoti ju vrafte.

    1. Tirana eshte plot me bythelepires si ti ,per nje cope buke Po shkaterron edhe te ardhmen e femijve te tu ne rast se do kesh ndonjehere, duke u bere SHERBETORE I RREGJIMEVE QE TE PAGUAJNE ,ashtu siç kane bere edhe prinderit e tu ne te kaluaren , bastard I lindur.

      1. Une te flas nga Zvicra, ku jam bashke me femijet e mi, te cilet nuk i edukova te djegin kazana dhe shkaterrojne qytetin.
        A kane prinder ata femije qe shohim atje. Nuk do te habiteni kur emrat e tyre ti lexoni neser ne axhanset per krime e droge.
        Ndersa une femijeve te mi ju qendrova mbi koke, per te mesuar qe te jene te kerkuar nga tregu i punes kudo ne bote, dhe te qendrojne larg politikes sa per te qene nje rrogtar me 500 mije leke ne muaj.
        Dhe sot jane te kerkuar, te vleresuar dhe nderuar ketu ne Zvicer, ne kompanite me prestigjoze te programimeve IT.
        Ikni tani merni ndonje byrek nga ata qe ju mashtrojne, se ja futet dridhmen qytetareve te Tiranes.

        1. Qenke bere zviceran i vertete. Une ne fakt jam me parisienet qe protestojne ndaj cdo padrejtesije, qofte edhe me ekses

    2. Ik more idiot. Pema e Krishtit paska me rendesi se jeta e nje njeriu? Ju jeni kafshe me pamje njeriu. Te gjitha pemet qe jane vendosur ne gjithe boten nuk vlejne sa jeta e njeriut o shtaze. Po te ishte gjalle Krishti, te njejten gje do thonte o i qenje e pashpirt e ores 17:38 qe nuk kupton sepse nuk ke as tru, as zemer dhe as ndjenja

  2. Podrumi i lal sdromsit eshte hedh ne sulm me urdher. Lalit i behet mire shkaterrimi ne vetvete se kref ndonje leke me shume nga taksat tona, por thjesht mbron gurunë e tij mavi me propagandë.

  3. Kudo kemi pare te behen Demostrata neper bote dhe kemi pare(ne TV) te demtohen ndertesa rruge te thyhen xhama apo edhe te plagosen pjesmarres apo police. Shume pak jane ne gjendje te kontrollojne veten ne keto momente.Policet qe jane persona te zgjedhur te trajnuar te disiplinuar te duruar dhe te besuar qe te mbrojne jeten e qytetareve nuk numurojne as deri ne 5 po qellojne direkt e ne zemer. Pastaj vijne protestat e hedhin gas edhe pse eshte e ndaluar.

  4. Une them se ne kete mes ka edhe nje pale te trete.
    Eshte media si Bushati&Co, jane ish antaret polic te grupit ciftelia, jane kupola e PD, jane juristet e plepave qe vetingu i la pa pune.
    Eshte gjithe kjo rrace e ndyre qe derdh lote krokodili per te ndjerin dhe nxjerr cunin e Sali Lushes me bo remuja.

  5. Mbeshtetja popullore ndaj PDse eshte minimale, pavaresisht gjithe ketyre viteve keqqeverisjeje nga ana e kundershtarit politik.

    Prandaj, pak muaj para zgjedhjeve, kapen pas cdo rastesie, si kjo vdekja e Rashes, per te fituar ndonje pike.

    Po edhe keto ‘gafa’ te kundershtarit nuk dijne ti shfrytezojne si duhet.

    A nxirren ne balle te protestes falangat e gangsterreve hajdute pulash te drejtuara nga individe me emra qesharake filozofesh antike!?

    A ju digjen qytetareve te shkrete dekoret e festave, aty ku shkojne pernate per ndonje foto apo selfie me atmosfere festive ne sfond!?

    A nxiten rremuja ne ket periudhe te vitit kur robt duan pak fare qetesi dhe habitje nga stresi i vertete i COVID-it!?

    Pasnej, si lidhen keto levizje politike me linjen e fushates elektorale te Bashes qe deri me sot kishte heq dore (sipas meje me te drejte) nga budallalleqet neper bulvevard!?

    Nuk ka asnje dyshim qe qytetaret anembane vendit e jashte kufijve e urrejne gjestin e policit (duke ja mveshur pergjegjesine shtetit, pra Rames) dhe solidarizohen me dhimbjen e familjes. Ti si PD, parti opozitare, duhet ta ushqesh ket urretje dhe ta shnderrosh, me mjeshteri, ne antipati afatgjate poltike, qe do te perkthehet ne vote kundra vitin tjeter. Jo te perpiqesh ta kapitalizosh direkt, sot per sot! Sado e rende nuk eshte ngjarje e mjaftushme per te vene ne rrezik qeverine, duke sjelle zgjedhje te parakohshme!

  6. Persa kohe me lejohet te shpreh me shume keqardhje per djalin qe vrane sesa per pemen qe u dogj nuk shqetesohem nese te tjeret bejne te kunderten. Qe te jemi te qarte, keta te tjeret nuk jane te gjithe ne borderone e Rames, shumica jane thjesht te pandjeshem, ose te ndjeshem ne menyren e tyre. Nuk kemi ndonje dekret per te edukuar moralisht njerezit, secili (Desarap.sh.) shprehet si e ndjen ne fund fare.
    Sigurisht asnjeri prej ketyre nuk ka te drejte kerkoje te merret seriozisht kur te llapatise neper rrjete sociale diten kur abuzimi i shtetit do i mberrije ne dere.

  7. Titull debil. \\ Pro jetës, apo pro bredhit të djegur plastik ? \\\
    Titull per njerez me IQ shume te ulet.

    Dy gjera qe nuk kane fare te bejne me njera tjetren.

  8. Dasara kur te te zere halli nga ndonjepolic bastard do e shikosh bredhin bashke me bythen qe lepin

    Palo femer

  9. Pas dy vjetësh, deklaroj me përgjegjësi të lartë se Shqipëria është një vend më i sigurtë, me më pak vrasje, më pak banda, më pak kanabis, më pak aksidente dhe me më pak krim se kurrë më parë në historinë e 30 vjetëve të fundit. Kjo tablo nuk është meritë e imja, por e qytetarëve shqiptarë, e policëve shqiptarë dhe e gjithë atyre që punojnë përditë për Shqipërinë.

    Në të njëjtën kohë, ata që historikisht e kanë vrarë, djegur, vjedhur, dhunuar, turpëruar dhe shëmtuar Shqipërinë, po përpiqen sot që të gjejnë një pretekst për të nisur një sulm të ri kundër vendit, në vijim të përpjekjeve për ta mbajtur atë në gjendje amullie dhe larg trungut amë europian.Cece supen me lakuriqe e keni gati falas deri 25 prill

  10. Artikull i goditur ky. Jane disa Rilindas qe edhe po te shohin Ramen live ne Tv duke vrare ndonje femije prape do fillojne avazain Sala keshtu e luli ashtu per alibi aq te dhjere jane.Ju qifasha rracen Sala ishte si ishte po e futi vendin ne Nato dhe liberalizaoj vizat po Rama kur do na fusi ne BE.

  11. Zgjyra IPAEMER, si refren i komenteve, na ben alibi se keto demonstrata revolte na i bekerka opozita qe mos te futemi ne europe,,,,Ky idit komentues si gjithmone ne avazin e Fugsit spiun, i ben keto analogji, pa lexuar e ditur fakte. I rekomandoj faqeziut rilindas IPAEMER 9 kopil kuqalesh0 te lexoje shkrimin e ish ambasadorit shqiptar ne Londer te z, Mal Berisha, dhe pastaj te dale ne komente etija uzurpatore.Persa i perket djegjeve, e vrasjeve, jane nga dora e ish, apo milituesit akoma te sigurimit te shtetit,. Vetem rrevolta e Vlores, e grupet enveriste qe u ngrien atje, e tregojne mese qartazi se kush vrau, e lulezoi enverizmin. Sot i keni me pozite Gjinusherat e CO, e deri ne krye te parlamentit vrasesin RUCI, por nuk ju ben pershtypie,,,jeni bastarde, te pa fytyre e me shpirt katilesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *