• |
ide | kryesore

Përfitoi nga vajza shqiptare, 9 vjet burg për Robinho: Gjykata e Milanos konfirmon dënimin

-Instant, Sport



Gjykata e Apelit të Milanos ka konfirmuar dënimin prej 9 vitesh burg për dhunë seksuale kundër Robinho. Ish-futbollisti i Milan është dënuar në shkallën e parë në 2017 për një episod që ndodhi në 22 janar 2013 kur, sipas ndërtimit të ngjarjes nga gjykatësit, ai e disa miq të tij kishin nxitur një vajzë shqiptare në atë kohë 23 vjecare, që e njohën në një disco pub të njohur të kryeqendrës lombarde, të pinte alkool deri sa u bë inkoshiente, për ta përdhunuar më pas. Dënimi është konfirmuar edhe për një nga bashkëpunëtorët e Robinhos, Ricardo Falco, ndërsa katër persona të tjerë të përfshirë janë ende të pagjurmueshëm. Dy fajtorët u dënuan gjithashtu të paguanin 60,000 euro për viktimën.

Në fillim të tetorit Robinho u kthye tek Santos, skuadër në të cilën është rritur, për të mbyllur karrierën, por kishte zgjidhur në mënyrë konsensuale kontratën pas disa ditësh, nën presionin e medias braziliane, për të mund të përqendrohej ekskluzivisht në procesin në të cilin është përfshirë në Itali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *