• |
ide | kryesore

Selena, e lodhur me krahasimin me Hailey-n

-Instant, Paparazzi, Slider



Pak ditë me parë, çifti Bieber-Baldëin, u revoltuan publikisht kundrejt një fanseje, e cila inkurajonte ndjekësit e Justin për të ofenduar Hailey-n në videon live të saj duke i përmendur Selena-n dhe faktin që këngëtari ka qenë shumë herë më mirë me të.

Kjo s’ishte hera e parë që Hailey dhe Justin përballen me të tilla drama virtuale, por duket se kjo histori ka filluar të besdisë edhe Selena-n. Burime për Entertainment Tonight, janë shprehur se Justin, Selena dhe Hailey janë të lodhur me këtë krahasimin e kotë që bëhet mes tyre në raport me këngëtarin. “Kjo që bëjnë fansat është e lodhshme për këdo dhe ata të tre duan që njerëzit të shohin para dhe të mos merren më me këtë çështje. Fokusi në gjëra negative për situata që i përkasin të shkuarës, nuk i interesojnë më askujt.”Ndërkohë, Justin në postimin e pak ditëve më parë shkruan:

“Doja vetëm ta ndaja këtë, vetëm që njerëzit ta dinë me çfarë na duhet të përballemi ne gjatë një dite. Kjo qënie e trishtë njerëzore po i inkurajon njerëzit që t’i thonë gruas time se lidhja që kisha më parë ishte më e mirë se kjo që kam tani. Eshtë e vështirë të ecësh në rrugë të drejtë kur shoh njerëz që përpiqen të mbledhin njerëz të tjerë për të bullizuar njeriun që dua më shumë në botë. Mendoj sa se e mjerë duhet të jetë jeta e saj meqë përpiqet ta kalojë kohën duke i bërë të tjerët të ndihen të vegjël. Jeta konsiderohet e përmbushur kur i jep vlera njerëzve. Një jetë e shpenzuar duke iu bërë të tjerëve keq të lë pa miq dhe pa gëzim të vërtet.”

Eshtë fare e qartë që si Justin ashtu dhe Selena kanë zgjedhur të lënë pas gjithçka ka ndodhur, por ende jo për fansat e “Jelena”. Gjithesesi, për momentin Selena po jeton romancën e re me lojëtarin e NBA, Jimmy Butler.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *