• |
ide | kryesore

Telashe për Xho Bajden që para se të marrë detyrën, djali i tij nën hetim nga prokurorë federalë

-Instant, Arkiva, Planet



Djali i Joe Biden, Hunter Biden është vënë nën hetim për çështje taksash. Ai është në investigim nga prokurorët federalë në shtetin e Delaware.

Mësohet se çështja e taksave të Hunter Biden ka të bëjë me marrëdhëniet e biznesit që ka ai me shtete fqinje, dhe madje edhe me Kinën.

Vetë Hunter Biden është shprehur i sigurt se është i pastër dhe nuk ka kryer asnjë gabim. Hetimi ka filluar që në 2018, teksa kujtojmë se para zgjedhjeve çështja e djalit të Joe Biden, ishte një temë e nxehtë për vetë Presidentin e zgjedhur tashmë të SHBA që kishte shpallur kandidaturën asojkohe pasi republikanët e kritikuan për marrëdhëniet e biznesit të tij në Kinë e Ukrainë kur i ati ishte zv.president i Obamës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *