• |
ide | kryesore

Vajza e deputetit të Partisë Socialiste në protestë: Mua më mbron mbiemri, po Klodian Rashën?

-Instant, Lajme, Të fundit



Vajza e ish-zv.kryeministrit, Niko Peleshi ka marrë pjesë në protestën e sotme për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën.

Aleksia Peleshi shkruan në Instagram se “populli ndjen pasiguri” dhe se si “Klodiani mund të ishte secili prej nesh”.

Më tej vajza e Niko Peleshi shkruan se atë e “mbron mbiemri”, por “Klodian Rashën kush e mbronte?”

“Ngjarja tronditese e se martes me la te heshtur per dite me rradhe sepse per nje tragjedi te tille fjalet nuk kane me vlere. Kemi nevoje qe dikush te mbaje pergjegjesi morale edhe nese s’eshte shkaktar direkt i kesaj makabre.

Populli ndjen pasiguri. Ne vend te Klodianit mund te ishte secili prej nesh. Ndoshta jo unë. Mua me mbron mbiemri qe kam. Po Klodianin, kush e mbronte? Po qytetaret e tjerë, kush i mbron?

Klodiani nuk do te kthehet me, por reagimi i shpejte i ministrit duke marre pergjegjesi për ketë ngjarje kaq te rende mund t’i ktheje qytetareve te frustruar e te trembur besimin se kjo është nje ngjarje e veçuar qe nuk përfaqëson gjithe policinë. Besimin se ne kete vend, ka edhe drejtesi. Ka edhe reflektim.

Une sot jam me protestuesit. Jo me ata protestues qe shfrytezojne tragjedi te tilla per te bere lojera politike, jo. Jam me ata protestues per te cilet asgje nuk eshte me e rendesishme se sa jeta e nje njeriu te pafajshem qe vraponte nga frika, pa kuptuar se po vraponte drejt vdekjes”, shkruan vajza Niko Peleshit.



7 Comments

  1. Duhet te japi doreheqjen gjithe zimxhiri drejtues i policise jo vetem ministri se faktet qe po dalin ne drite tregojne se policia paska manipuluar ngjarjen. Te riun e kane keqtrajtuar te dy policat dhe me pas e kane ekzekutuar. Deshmia e policit se ata u ndane per ta ndjekur ne dy drejrime te ndryshme eshte e rreme. Te dalin pamjet e kamera dhe te dali e verteta. Mos fshihen thjesht pas dorheqjes se ministrit kukull.

  2. Shko moj rrot kurve qerohu…keta femijet e politikanve jan bo si ushojza ja q…robt ku ti ken. Nga kalamojt e Berishovicit deri Ramavici e Kelusht e tjer….Sa te ndodh dicka direkt tu llap keta qent ma keq se ai Muti Sali Lushes…Horr baba e horr biri… vetem ne Shqiperi ndodhin keta qelbesirat !!!

  3. Te gjithe jemi fajtor per ngjarje te tilla. Ju kemi borxh te rinjve te ketij vendi heshtjen kunder padrejtesive qe po u behet nder vite. Me heshtjen tone i kemi vrare shpresen, te ardhmen dhe endrat. Kemi heshtur kur keta politikane me keqqeverisjen kane larguar nga vendi me qindra e mijra bashkemoshatare te tyre. Kemi heshtur kur cdo dite taksat dhe investimet vidhen dhe keqperdoren. Edhe kur parat publike shkojne ne xhepat e politikaneve dhe krimit te organizuar kemi heshtur. Kemi heshtur kur vendimet per te ardhmen e tyre i kane marr kriminilele te futur me pahir ne parlament me skema mafjoze. Kemi heshtur kur televizione kombetare qe duhet te sherbeje qytetarve te ketij vendi jane kapur nga interesa korruptive dhe okulte. Sot duhet te jemi te gjithe njezetvjeçar e ta shohim veten ne sy dhe te revoltohemi kunder padrejtesive pafund.

  4. Ha ha goca e Amardes..Ne korce thuhet qe dy soje budallenjsh ka patur,Peleshet edhe nje tjeter qe ska rendesi ta themi ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *