• |
ide | kryesore

Video/ Napoli ‘shpëton’, Young Boys kalim me përmbysje në shtesë: përcaktohen 12 skuadrat e para të kualifikuara në EL

-Instant, F1, Sport, Video



Janë përcaktuar tashmë 12 skuadrat e parë të kualifikuara në 1/16 e Europa League, pas takimeve të fundit të fazës së grupeve për Grupet A, B, C, D, E, F. Roma i lejon vetes një humbje pa dëme, ndërsa Arsenal e mbyll me vetëm fitore. Siguron kalimin e grupit, madje si e parë, Napoli me një barazim kundër Real Sociedad.

GRUPI A
CSKA e Sofies e ka përshëndetur kompeticionin me një fitore historike kundër Romës. Italianët e kishin siguruar vendin e parë, por 3-1 në Bullgari nuk do ti pëlqejë Fonsecas. Një pjesë loje për Kumbullën, i zëvendësuar nga Smalling. Bashkë me romanët kalojnë në 1/16 edhe Young Boys. Zviceranët kanë fituar duelin direkt me Cluj 2-1, duke marrë vendin e dytë. Një fitore e cmendur e tyre pas avantazhit të Debeljuh, me dy gola në shtesë.



GRUPI B
Arsenal përmbush 6 fitore në gjashtë ndeshje dhe bëhet skuadra e vetme që shkon në 1/16 me pikë të plota. Londinezët edhe të kualifikuar si të parë, dolën me fitoren 2-4 nga transferta me Dundalk. I shoqëron edhe Molde, që ja del të mbajë barazimin 2-2 në shtëpinë e Rapid, që i duhej vetëm fitorja për tu kualifikuar. Dy herë në avantazh me golat e Ekrim, austriakët u përgjigjën me Ritzmaier në të 43 dhe Ibrahimoglu në kohën shtesë.




GRUPI C
Bayer Leverkusen dhe Slavia e Pragës ishin të kualifikuara, por do ta vendosnin vendin e parë në ndeshjen direkte në Gjermani. E në këtë pikë ndeshja nuk patiu histori, me Leverkusen që u imponua 4-0 ndaj cekëve me dygolëshin e Baily në të 8 e në të 32, ndërsa në të dytën Diaby dhe Bellarabi kompletuan misionin. Në ndeshjen tjetër Hapoel mposhti 1-0 Nice me golin vendimtar të Hatuel në minutën e 72.




GRUPI D
Rangers e Benfika ishin gjithashtu skuadrat e kualifikuara dhe situata mbeti e pandryshuar përsa i përket renditjes me skocezët që fituan edhe në ndeshjen e fundit në transfertën me Lech. Skuadra e Gerrard ka kaluar në avantazh me Itten në minutën e 31, ndërsa fitoren e vulosi djali i George Hagi, Ianis. Kaq mjaftoi për vendin e parë, për më tepër që Benfika nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertën me Standard Liege.


GRUPI E
Rrokadë në krye të grupit me PSV Eindhoiven që mori vendin e parë, duke përfituar nga barazimi pa gola i Granadës përballë PAOK. Hollandezët kanë shkatërruar në shtëpi Omonian 4-0 me golat e shënuar nga Malen e Dumfries dhe dygolëshin e Piroe.




GRUPI F
I mjafton një barazim Napolit për të kaluar si vend i parë në 1/16 e Europa League. Skuadra e Gattuso pa Hysaj e Rrahmanin me Covid, ka frenuar në barazim ambicjet e Real Sociedad për vendin e parë. Zielinski ka shënuar golin e parë për italianët, ndërsa spanjollët barazuan me Jose në minutat shtesë. Gjithësesi kalojnë edhe spanjollët, sepse AZ Alkmar është mundur surprizisht nga Rijeka e vendit të fundit.


EUROPA LEAGUE – GROUP A
PFC CSKA-Sofia 3 – 1 Roma
Young Boys 2 – 1 CFR Cluj
EUROPA LEAGUE – GROUP B
Dundalk 2 – 4 Arsenal
Rapid Wien 2 – 2 Molde
EUROPA LEAGUE – GROUP C
Bayer Leverkusen 4 – 0 Slavia Prague
Hapoel Beer Sheva 1 – 0 Nice
EUROPA LEAGUE – GROUP D
Lech Poznan 0 – 2 Rangers
Standard Liege 2 – 2 Benfica
EUROPA LEAGUE – GROUP E
PAOK FC 0 – 0 Granada
PSV Eindhoven 4 – 0 Omonia Nicosia
EUROPA LEAGUE – GROUP F
Rijeka 2 – 1 AZ Alkmaar
SSC Napoli 1 – 1 Real Sociedad
* Me bold skuadrat e kualifikuara



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *