• |
ide | kryesore

Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ GJKKO lë në fuqi masat e arrestit për Shullazin, Reçin e Imerajn

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masat e arrestit për të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliut, ngjarje të ndodhura në vitin 2005.

GJKKO i komunikoi masën e sigurisë Shullazit, që konsiderohet si organizator i atentatit ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj dhe mikut të tij Artan Arsi. Po kështu Viktor Imeraj dhe Luftar Reçi janë lënë në burg, në rolin e ndihmësit në dy vrasjet.

Për vrasjen e Klodian Saliut janë shpallur në kërkim Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj. Masa e sigurisë arrest me burg u caktua edhe për Indrit Rusin.

Dy ditë më parë SPAK lëshoi 6 urdhër arreste në kuadër të zbardhjes së dy atentateve mafioze të ndodhura para 15 vitesh. Ngjarja e parë është ajo e vrasjes së Klodian Saliut, një ish-anëtar të bandës së Durrësit, i njohur edhe si biznesmen, kurse vrasja e dytë e zbardhur është ajo e biznesmenit Vajdin Lamaj në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *