• |
ide | kryesore

A ka pasur armë Klodiani? Sandër Lleshaj shmang përgjigjen

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar në emisionin Open në TCH, lidhur me vrasjen e Klodian Rashës nga një polic. Ai ka thënë se ky krim ka ndodhur në rrethana fatkeqe.

I pyetur lidhur me deklaratat kontradiktore të policisë, Lleshaj thotë se nuk ka pasur një gjë të tillë ndërsa ka shmangur të flasë direkt nëse i riu ka pasur armë me vete.

“Nuk është momenti, por do përgjigjem. Nuk ka pasur asnjë kontradiktë. Ngjarja ka qenë një shok i vërtetë. Përfshirë edhe atë fatkeq që shkrepi armën. Është një kombinim fatkeq rrethanash.

Njoftimet kanë qenë paraprake nga raportimet në terren. Nga Ministria ka pasur vetëm një raportim. Nga SHÇBA ka pasur. Jemi pozicionuar kundër asaj që ka ndodhur dhe kemi marrë përgjegjësi duke thënë se tejkaloi.

Nuk ka pasur tendencë për manipulim. Ministria e brendshme ka qenë e pozicionuar në favor të së vërtetës. Ajo që ka ndodhur ajo do dalë” – tha Lleshaj

Pas çdo polici fytyra juaj? Kësaj pyetje, Lleshaj i është përgjigjur se i qëndron plotësisht deklaratës së tij.

“I qëndroj më së shumti asaj. Nëse policia sillet keq. Atëherë ministri sillet keq. Kjo nuk duhet keq interpretuar…Por kjo nuk do të thotë se bën një i lajthitur sulm, dhe është ministri.

Unë sot do isha i turpëruar të kisha dalë dhe bërë palë me policin që bëri atë krim. Por ka edhe shumë situata që me policët të bëhen palë. Se duhet një zë që t’i mbrojë. Se janë të dënuar nga ligji të mos flasin” – tha Lleshaj. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. O gazekar. Ai eshte ministri jo hetues apo prokuror. Pse nuk e pyesni edhe per kendin dhe trajektoren e plumbit.
    Apo tani ai me dorheqjen jua prishi festen.
    Dhe ca ti themi ca ti themi.

  2. Artikull debil.

    Cdo njeri do te pergjigjej.. ceshtja eshte ne hetim dhe nuk jam i autoruzuar te jap detaje te hetimit, ose nuk jam pjese e grupit hetimor.

    Titull per klikime.

  3. Vetem ngjarje fatkeqe nuk mund te quhet. Pistolet nuk doli pa dashje nga kellefi dhe nuk shtiu pa u luajtur gishti. Kjo eshte nje vrasje e shkalles se pare e kryer ne gjakftohtesine e nje vrasesi profesionist te ciles i shtohet rrethana renduese sepse eshte kryer nga nje person qe paguhet nga taksat tona per te mbrojtur dhe jo per te vrare njerezit.

    1. ouuuuuu

      ”” Kjo eshte nje vrasje e shkalles se pare e kryer ne gjakftohtesine e nje vrasesi profesionist ””

      Vetem kjo shprehje qe ke perdorur hedh dyshime per qellimin e komentit tend.
      Ty nuk te plas fare per fatkeqin .. ti do thjesht qe partia jote te vije ne pushtet.
      Prandaj nuk do merrni vota ju , se jeni hipokrite, jeni kurva ne shpirt dhe ne koke.
      A e pate teatrin qe beri dje Budina perpara policeve duke qare si femije ??? Kush i beson ato lote krokodili ? Ishte aq fallco dhe aq e shtirur sa te neveritej .
      Mjere ajo familje qe humbi djalin e saj 25 vjec, por per ju hipokritet dhe teatralet e PDs qe beni sikur ju dogj barku per te , vetem nje fjali kam … SHKOFSHI NE DJALL.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *