• |
ide | kryesore

Lezhë/ Tritol për të dytën herë brenda tre javësh pallatit në ndërtim (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tjetër shpërthim në pallatin në ndërtim tek “Rana e Hedhun”. Pallati është në pronësi të 56-vjeçarit Liman Gjoka.

Vetëm 3 javë më parë, më datë 21 nëntor, ky objekt në ndërtim ishte shënjestër e një sulmi të ngjashëm.

Sot, sipas policisë, shpërthimi i lëndës plasëse ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Më datë 11.12.2020, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun “, Shengjin, Lezhë, në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,56 vjeç,banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.” – njoftoi policia. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *