• |
ide | kryesore

Mark Marku/ Lideri i vetmuar dhe i rrëzuar, Edi Rama

-Instant, Lajme, Të fundit



Ndodh përherë kështu. Regjimet autoritare apo diktaturat bien pikërisht atëherë kur e ndiejnë veten më të forta se kurrë. Dhe e ka një shpjegim: pikërisht në momentin që ato e ndiejnë veten më të forta se kurrë, e kanë poshtëruar në maksimum popullin e tyre dhe ia kanë zhytur thikën aq shumë në palcë, saqë mendojnë se ia kanë mpirë çdo nerv reagimi, dhe se e kanë mbytur edhe në skutën më të fundit shpirtin e rezistencës. Por nëse opozitarët mund të vriten, kërcënohen apo blihen, shpirti i rezistencës dhe opozitarizmit nuk zhduket kurrë. Dhe pikërisht atëherë kur elitat janë korruptuar, mediat janë blerë, kur burrat dhe gratë e kanë parë të udhës që të merren me hallet e përditshme të familjeve të tyre, kur duket se qytetarët nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, veçse të pajtohen me fatin e tyre të dhjerë dhe të zhysin turinjtë në filxhanin e kafes, të birrës apo rakisë, ndodh një “aksident” i vogël dhe gjitha ngrehina shkallmohet.

Atëherë, lideri, “lideri i madh”, lideri me të cilin personifikohet sistemi, ndihet papritur i vetmuar, i braktisur, i tradhtuar dhe përfundon në mjerim. Shkon tragjikisht drejt fundit të tij, sepse drejt fundit shkojnë edhe liderët joautoritarë. I vetmi ndryshim mes këtyre liderëve është se ndërsa liderët joautoritarë largohen, liderët autoritarë i zbojnë. Dhe kur i zbojnë, nuk e kuptojnë pse. A nuk ishte i habitur Gedafi kur po ia fusnin hurin në prapanicë, pikërisht ata që e kishin “adhuruar”. “Pse, pse,-thoshte ai,- çfarë ju kam bërë?”. A nuk ishte i habitur Çaushesku me të shoqen teksa e fishkëllenin me mijëra “adhurues” të tij në një shesh të Bukureshtit, apo teksa e pushkatonin në një plevicë në një fshat të Rumanisë? Tradhtarë!,- u thoshte atyre që e pushkatonin. A nuk ka qenë i habitur Benito Musolini, kur po e varnin bashkë me të dashurën e vet, Klarën, në një shesh të Milanos romakët e ringjallur prej tij? Po Hitleri në bunkerin e tij? Po Mubaraku, teksa e rrasnin në burg gjeneralët e tij bashkë me aleatët ndërkombëtarë? Po, Sadami i nxjerrë nga pusi teksa ia numëronin dhëmbët si të kalit? A nuk ishte e habitur Nexhmije Hoxha teksa ia rrëzonin bustin mu në mes të sheshit burrit të vet “udhëheqësit të pagabueshëm, legjendar…”. Shembuj historia ka plot, por liderët autoritarë nuk e lexojnë historinë, mendojnë se e bëjnë historinë. Ata nuk e lexojnë as realitetin, megjithëse ai i jep pafund shenja për përkohshmërinë e tij.

Kryeministrit Edi Rama po i ndodh fiks e njëjta gjë. Ishte në SHBA, për të bërë gjestin e radhës propagandistik. Shkoi atje jo për të gjetur vaksina për popullin e tij, po për të bërë një foto me prodhuesin e vaksinës anti-Covid. E bëri foton. Ndërkohë, në vendin e tij, ku ai ndihej mbret, “ndodhi aksidenti”: u vra një i ri i pafajshëm nga Policia e tij. Vrasja shkaktoi një revoltë aq të madhe sa mijëra të rinj dolën në rrugë dhe protestuan në mënyrën më dinjitoze të mundshme. Lideri i madh mendoi se mund ta qetësonte turmën duke i hedhur në gojë gjeneralin e tij të graduar si kryeshërbëtor të vetin, por nuk qe e thënë. Të rinjtë e revoltuar e zhytën në kaos Tiranën dhe e sollën në grahmën e fundit pushtetin e tij të kalbur. Pamjet e mbrëmjes së sotme nga Tirana, ku policë të lodhur rendnin rrugëve të Tiranës pas protestuesve të palodhur, janë fiksuar në mendjet e të gjithëve si agonia e një pushteti të kalbur përballë shpirtit të rezistencës. Ata të rinj ishin ajo çfarë ai kishte harruar se ekzistonte, ose ajo çfarë ai kishte menduar se e kishte zhdukur. Ajo masë të rinjsh, tejet të irrituar, i flisnin ndryshe nga Taulanti, Elisa, Damiani, Mirela, Erioni dhe mijëra shërbëtorë të tyre intelektualë, gazetarë, artistë, shkencëtarë, këngëtarë, futbollistë, stilistë, klounë të pushtetit. Të rinjtë dinjitozë të këtyre dy netëve i thanë ik. Ik ose do të përzëmë. Ata u treguan shqiptarëve se për Ramën ka tashmë vetëm dy mundësi: të ikë në mënyrë paqësore, ose në mënyrë të dhunshme. Por ikja është gjithsesi e vetmja rrugë.

E pamë sot liderin e madh të frikësuar. Fliste me gulshe, i mbahej fryma, shkurt në pikë të hallit. Në shfaqje të tilla e kemi parë disa herë: me protestën kundër mbetjeve, në protestat e opozitës, në zgjedhjet lokale të vetme të humbura, në protestën e kuksianëve kundër traut, në protestën e studentëve, në protestën e naftëtarëve. Por sot ishte më i frikësuar se kurrë, më i vetmuar se kurrë, më i lodhur se kurrë. Kur qytetarët janë të frikësuar nga pushteti, thoshte Xhefersoni, jemi në tirani, por kur qeveria është e frikësuar nga qytetarët, jemi në demokraci. Fytyra e Kryeministrit tregon se këto protesta mund të risjellin demokracinë.



6 Comments

  1. Analiza e Mark Markut eshte e sakte persa i perket precedenteve historike dhe faktit se frymen

    opozitare nuk mund ta zhduke as dhuna, as kompromentimi i opozites , mediave aopo te se ashtuquajtur

    elite intelektuale. Kjo nga pikepamja teorike. Por Shqiperia eshte nje vend i cuditshem, ndoshta per

    rrethanat historike ku ndertoi jeten kjo popullsi kaq e vogel ne nje territor kaq te vogel por me ndasi

    kaq te medha mes veti si nga ana fetare, si nga ana gjuhsore ( me dhjetera dialekte shpesh here te

    pakuptueshen per njeri tjetrin), si nga ana e terrenit dhe e interesave te grupeve te ndryshme te

    popullsise, si nga ana e traditave kulturore, kane bere qe ketu te mos veprojne ligjet e zhvillimit

    historik e shoqeror. Pushtimi i gjate beri qe ne subkoshiencen e popullit shteti te shihet si armik.

    Klasat sunduese vendase qee erdhen pas formimit te vonuar e te imponuar te shtetit vazhduan

    traditen e pushtuesve duke e shtupur, zhvatur, percare e varferuar kete popull te mjere dhe dallimi

    mes ish-pushtuesve dhe sundimtareve te rinj ishte i pa perfillshem ne perceptimin e popullit, populli

    i ka konsideruar dhe i konsideron akoma dhe sot si armiqte e tij, si nje barre qe duhet ta mbaje

    ne kurriz, si ata gungacet qe bashkejetojne me ate gunge deri ne vdekje nga frika se po te heqin

    gungen vdesin edhe vete.

    KM-ja megjithese eshte me i keqi sundimtar qe nga krijimi i shtetit shqiptar, me i pashpirti, me

    abuzuesi dhe per pasoje edhe me i urryeri, eshte i tille jo vetem per strukturen gjenetike te

    ndertimit te tij, te kontitucionit te shpirtit te tij te zi, por edhe si vazhdim e persosje ne te

    keqen e tyre i pusshteteve paraardhes qe nga krijimi i shteit shqiptar e deri me sot.

    Keshtu ne na mungon nje model ndaj te cilit te referohemi dhe kur bejme ose tentojme

    te bejme hapa perpara ne bejme hapa ose anash ose mbrapa dhe vazhdimisht biem nga

    shiu ne bresher.

  2. Respekt per ty zoteri, respekt per dijen tende, burimore jo te blere, per guximin tend jokonformist.
    Personalisht, dikur gabimisht, mbase kam qeshur, kur DIKTATORI EDVIN KRISTAQIU (i sharri, i mallkuari, i percnduari, ne shtate breza) , te stigmatizonte duke te thene; “njeriu qe ka emerin per mbiemer”, por, me te vertete qenke nje intelektual bio, nje klithem e brishte njerezore, ne kakofonine e ulerimave te bishave gjakatare, te vampireve te BANDES RILINDJA.
    KESHILLE per DIKTATORET:
    DIKTATORE, atehere kur ju mendoni se i keni hypur plotesisht ne qafe ketij populli, kur e shikoni qe nuk reagon me, kur hesht si gurrevarri dhe nuk ndiheti trullosur nga terrori juaj, kur vendosni “ti q.ni nenet, qe t’ju thote baba, atehere beni shume kujdes, nese ju dhimbset lekura, mbathjani nga syte kembet, ore lereni vilen ne Surrel, bile edhe floririn dhe parate e fshehura ne bodrumet e saj, lerini sa nuk eshte vone, ky popull fisnik duron deri ne marrezi por kur eksplodon, nuk ka karar dhe kufi, ne hakmarrjen dhe zemerimin e tij.
    DIKTATORE, shqiptari nuk t’a fal, poshterimin, vjedhjen, dhunen, talljen, zhburrerimin, ne shtate breza, shqiptarin e keni si hije nga pas, ne mos sot neser, ne mos neser nje dite, kjo gje eshte e sigurte!
    DIKTATORE, sot nuk keni vrime ku te fshiheni, qofte edhe ne fund te botes te shkoni, qofte vrima juaj, aq sac eshte New York-u, shqiptiret do t’i keni ngapas!

  3. Te iki Rama, dakort, po kush do vije ne vend te tij, “Luli vocerr” apo Meta me Moniken. Ai do na i vere punet ne vije? Mjaft. Nuk beson me njeri te askush nga ju.

  4. Ky maloku sheh endrra me sy hapur. Te njejtat fjale tha edhe kur u ngriten studentet edhe kur u dogj trau doganes edhe te cadra edhe te teatri. I gjati po aty ?

  5. Mark Marku gazetari me dosje i Zerit te Rinise komuniste!!! Po kaq kara i din robt kto shkerdhata?

    Mark Marku spiun dhe gazetar i Zerit te Rinise
    Besnik Mustafaj gazetar i zerit te popullit spiun.
    Clirim Gjata, cuni i Rustem Gjates qe i thyte dhomet me revole te arrestumve ne kohe te Dulles.
    Sali doktor mortja sekretar i PPSH
    Lul Basha kamarier ne Rinas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *