• |
ide | kryesore

Masat që merr Greqia për Krishtlindje ndaj COVID-19

-Instant, Lajme, Planet



Qeveria greke shpall paketën e masave parandaluese të covid-19, për periudhën e Krishtlindjeve, në fuqi nga 13 dhjetor deri në 7 janar.

Nuk ndryshojnë shumë masat kufizuese, që do të thotë se Greqia sivjet do të kalojë Krishtlindjet më të veçanta, si gjithë planeti. Për këtë periudhë, nga dita e dIelë 13 dhjetor deri në 7 janar 2021 ndalohet qarkullimi natën në orarin 22.00-05.00.

Qarkullimi gjatë ditës bëhet vetëm me sms në 13033 ose formularin e posaçëm në platformën elektronike qeveritare.

Nga 13 dhjetori, në listën e aktiviteteve të lejuara për qarkullim shtohen dhe libraritë, parukeritë si dhe kontrolli për kolaudimin e makinave.
Parukerite do të funksionojnë me orar të zgjatur 07.00-21.00.

Të dielën më 13 dhjetor do të hapen me vendim të posaçëm super marketet e vendit.

Ndryshon, gjithashtu, afati i karantinës për vizitorët nga jashtë vendit, për festat. Nga 10 ditë, karantina e detyruar do të jetë 3 ditë. Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, nuk ka theksuar nëse do të ketë përjashtime për të ardhurit nga vende me shifra të larta të infektuarish apo dallime të kufirit ajror me atë tokësor.
Nuk do të lejohet qarkullimi në zona apo qytete të ndryshme të Greqisë.

Nuk do të hapen dyqanet me pakicë, nga e hëna do të lejohet funksionimi click-aëay, me porosi paraprake dhe vetëm marrje të produkteve në hyrje të dyqanit, pa u lejuar hyrja në ambjent.

Kishat do të hapen vetëm për ditën e Krishtlindjeve dhe festën e madhe të Ortodoksisë, më 6 janar, me 9 besimtarë të lejuar në kisha dhe deri në 25 në katedrale.
Në taksi lejohet vetëm 1 pasagjer, përveç rasteve të prindit me fëmijë të mitur.

Përsa i përket festimit, do të lejohet në ambiente familjare, deri në 7 veta në çdo shtëpi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *