• |
ide | kryesore

Ndërron jetë 88-vjeçari në Berat, e gjeti miku i ngushtë në banesë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 88-vjeçar nga lagjia “10 Korriku” në qytetin e Beratit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm. Ai është gjetur nga shoku i tij, me të cilin pinte kafe çdo mëngjes.

Ka qenë shoku i 88-vjeçarit, që duke parë se miku i tij nuk po përgjigjej në telefon dhe nuk kishte dalë nga banesa, ka njoftuar Policinë. Në banesën e të moshuarit kanë shkuar forca policie, që pasi kanë hapur me vështirësi derën e jashtme,e kanë gjetur trupin e tij të pajetë, të shtrirë në krevat. Pas kësaj trupi është gjetur i pajetë.

Menjëherë është lajmëruar Morgu i Spitalit të Beratit,ku edhe po kryhet autopsia mjeko-ligjore,për të zbardhur edhe shkaqet e vdekjes. Mësohet se 88-vjeçari jetonte i vetëm në banesë, pasi fëmijët e tij ndodhen jashtë shtetit, ndërkohë që komshinjtë kanë deklaruar se i moshuari ishte prej disa vitesh i sëmurë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *