• |
ide | kryesore

Pandemia uli emetimet e dioksidit të karbonit

-Instant, Lajme, Planet



Emetimet globale të dioksidit të karbonit (CO2) kanë rënë me 7%, krahasuar me një vit më parë, pasi bota ka ndërmarrë masa të ashpra izolimi kundër pandemisë së koronavirusit. Grupi i shkencëtarëve pranë Projektit Global të Karbonit e publikoi studimin të premten.

Rënia e emetimeve të dioksidit të karbonit ka qenë për 12 për qind në Shtetet e Bashkuara dhe 11% në të gjithë Bashkimin Evropian. Emetimet kanë rënë vetëm 1.7% në Kinë – vendin që ka qenë në gjendje të rimëkëmbë ekonominë, pas vënies nën kontroll të koronavirusit.

Sipas shkencëtarëve, rënia e përgjithshme e emetimeve ka ndodhur kryesisht për faktin se njerëzit kanë qëndruar në shtëpi dhe kanë udhëtuar më pak me makina dhe aeroplanë. Edhe para pandemisë së koronavirusit, emetimet janë rritur me një ritëm më të ngadalshëm se viteve të mëparshme. Sipas shkencëtarëve, kjo është rënia më e madhe vjetore e emetimeve të CO2-shit që nga Lufta e Dytë Botërore. Ekipi i Projektit Global të Karbonit tha se, këtë vit, emetimet e karbonit kanë rënë për 2.4 miliardë tonë./ REL

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *