• |
ide | kryesore

Autorizohen vaksinat antiCOVID, eksperti në SHBA: Dërgesat e para shpërndahen të dielën

-Instant, Lajme, Planet



Dërgesat e para të vaksinës Covid-19 të prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech do të shpërndahen të dielën pasi FDA autorizoi vaksinën për përdorim emergjent në SHBA. Mjekja e urgjencës Dr. Leana Wen  tha se kjo vaksinë do të shpëtojë SHBA-në dhe të gjithë botën nga kjo pandemi e tmerrshme. Po ashtu mjekja tha se dërgesat e para do të shpërndahen që të dielën.  Autorizimi erdhi pas një prej ditëve më të këqija të pandemisë për SHBA, me numra rekord të rasteve të reja, vdekjeve dhe pacientëve me Covid-19 në spitalet e SHBA.

Administrata amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet (FDA) autorizoi vaksinën e kompanisë Pfizer dhe BioNTech për përdorim emergjent, duke i hapur rrugën vaksinimit të miliona njerëzve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *