• |
ide | kryesore

Dhunim i selisë së PS në Shkodër/ Voltana Ademi denoncon në prokurori drejtuesit e policisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Bashkisë së Shkodërës ka denoncuar në prokurori drejtuesit e policisë së shtetit për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

“Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër. Policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim”, shkruhet në kallëzimin e kryetares së Bashkisë.

Kallëzimi penal është bërë për mos zbatim të detyrave që sanksionon ligji për policinë e shtetit në nenet 17, 105, etj., përkatësisht për mos angazhimin në mbrojtjen e pronës publike dhe private; mos ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike; mos parandalimin në përputhje me legjislacionin penal dhe procedural penal; për mos marrje dhe trajtim pranë strukturave përgjegjëse, ankesat e shtetasve, në mënyrë të veçantë kallëzimet penale ose informacionet e dhëna në rrugë të ndryshme për vepra të ndryshme penale. Ai është dërguar sot në Prokurorinë e Shkodrës.



4 Comments

  1. Te lumte

    Tani sipas ligjit duhe te veproje prokuroria , praktikisht ceshtja do pushohet

    Por fakti ae ti i denoncon tregon qe je duke bere detyren si kryetare bashkise dhe qytetare.

    Presim taulant balla dhe ilir beqajt te na tregojne shkodren e kultures dy mjeshtra te vjedhjes dhe te poshtersise. Sukswse ne jete

    Niveli i ps eshte qesharak me drejtues si beqja balla rama e veliaj.

    Fati i keq per socialistet por dashuria per kryetarin te verbon ?

  2. Ote qifsha -robt-kishe pritur 5 minuta te tjera pastaj e kishe shkruar prape -kurva plake o bir bushtre mavi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *