• |
ide | kryesore

Hidhen poshtë paditë e Trump-it/ Gjykata Supreme vendos pro Biden

-Instant, Lajme, Planet



Gjykata Supreme në SHBA e ka hedhur poshtë një proces gjyqësor të iniciuar nga Teksasi për të refuzuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, në katër shtete. Gjykata deklaroi se Teksasi nuk ka të drejtë ligjore për të ndërhyrë në mënyrën se si shtetet e tjera zhvillojnë zgjedhjet. Të katër shtetet: Pensilvania, Xhorxhia, Miçigani dhe Uiskonsini i kishin bërë thirrje Gjykatës Supreme të refuzonte sfidën ligjore, duke thënë se çështja nuk kishte asnjë bazë faktike dhe ofroi pretendime “false”.

Vendimi i Gjykatës Supreme i dha fund edhe asaj që tashmë ishte një shans i vogël për Trumpin dhe aleatët e tij që të përmbysin rezultatin zgjedhor. Dhjetëra përpjekje të tyre janë hedhur poshtë sistematikisht nga gjykatësit në mbarë vendin. Më 14 dhjetor, do të zhvillohet votimi në Kolegjin Zgjedhor, duke zyrtarizuar fitoren dërrmuese të Bidenit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *