• |
ide | kryesore

Po se kuptoi këtë zemërim, Rama do i bëjë varrin vetes

-Instant, Arkiva, Blog



Kjo qe po zjen ne Tirane keto dite, filozofi Slavoj Zizek e ka quajtur “revolte e nivelit zero” dhe nuk eshte shpikur ne provincen tone mjerane, por ne boten demokratike, ne Parisin e 2005-s.

Pra jane revolta te pa-racionalizuara, pa artikulim, pa nje kauze te veçante, per çka akuzohen edhe te rinjte e rruges. Ajo eshte revolte totale, ndaj gjithçkasë, ndaj realitetit, ndaj ndrydhjes se perditshmerise.

Arsyet jane te shumta dhe te parrokshme ne nje arsye te vetme. Qe prej dhunes se babait te pire e pa pune, dhunes se policit dhe mesuesit, dhunes se seksit e kultures etj. Individi thjesht del jashte kontrollit, shfren mllef e hungerime, qofte dijetar ne Sorbone e qofte lumpen Laprake.

E mira e kesaj proteste ne nivelin zero eshte se nuk mund te kapet e te kontrollohet nga pushteti.

Por ne dallim prej provinces sone mjerane, intelektualet dhe shtetaret e botes demokratike perpiqen te kuptojne qytetarin dhe situaten, te ndertojne pikepyetje, te intelektualizojne, jo te ndersejne Frrok Çupin ne studio televizive si qen te terbuar ne prag te ngordhjes. Kjo eshte diferenca.

Dhe per sa kohe Edi Rama nuk do ta kuptoje situaten por del te recitoje vjersha si nje poet i dobet mejhanesh, thjesht po i ben varrin vetes. Dhe une jam shume i lumtur per kete.

Marrë nga Facebook i autorit Klodi Leka



6 Comments

  1. Sigurisht eshte proteste qe luhet ne nivel instiktiv. Ky nivel eshte i majtueshem per te kapur ate qe nuk shkon, per te gjetur fajtorin dhe ndoshta per ta neutralizuar, por racionalizimi eshte i nevojshem per te ndryshuar gjendjen. Kjo eshte proteste memece, ne kuptimin qe mbulon me shume gjera sesa thote, dhe nese do te behet e mundur te artikulohet apo te ngrihet ne nivel me te larte ndergjegjesimi disa elemente apo motivime do te humbin, pikerisht sepse gjuha nuk e ka te mundur te zbardhe te gjithe procesin e brendshem dhe sepse narracioni politik merr ne konsiderate jo vetem nevojat por edhe mundesite. Gjithsesi ky lloj konstruktimi apo abstragimi eshte i nevojshem per t’i dhene sens politik gjese. Eshte pothuajse e pabesueshme sesi nuk lind nje force populiste qe ta shfrytezoj kete kapital te gatshem politik, dhe qe me e shumta qe kemi si force e re eshte nje profesor i ngordhur si Shabani apo nje plake e ricikluar si Jozefina.
    Sa per Zizekun, ai eshte filozof i madh sidomos kur thote eshte me e lehte te imagjinosh fundin e botes sesa te kapitalizmit, apo jo o Klod Marksisti?

  2. Flm nderit qe kerkoni nje koment nga une por mendoj se ky vend nuk mund te vazhdoj me me ketë repuplike te shpartalluar qe do te thot vetem monarkia kushtetuese eshte opsioni i vetem

  3. Flm nderit qe kerkoni nje koment nga une por mendoj se ky vend nuk mund te vazhdoj me me ketë repuplike te shpartalluar qe do te thot vetem monarkia kushtetuese eshte opsioni i vetem

  4. Ëmo Andi Buçati sa shtrenjt e paske shit bythën mor djalë !! Vazhdo të fërkosh duart për trazira . Ato ditë ikën , nuk vijnë më ! Lëre SALI KURVË BERISHOVIÇIN ka perëndu koha e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *