• |
ide | kryesore

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë: Të shkarkohet Ardi Veliu dhe të ndalet brutaliteti policor, protestat të mos orientohen drejt dhunës

-Instant, Lajme, Të fundit



Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka reaguar i ka bërë sërish thirrje qeverisë Rama të shkarkojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, dhe ta vendosë atë dhe zinxhirin komandues përpara hetimeve për shkeljet e lidhura me manipulimin e opinionit publik në rastin e vrasjes së Klodian Rashës. Sipas një deklarate të publikuar nga kjo degë shkarkimi dhe hetimi i Ardi Veliut është hapi i parë i domosdoshëm për të treguar se qeveria ka reflektuar ndaj padrejtësisë së thellë.

Po ashtu Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë, ka thënë se protestat nuk mund as të orientohen e as të reduktohen në sulme ndaj selive të partive politike pasi kjo qasje nuk vendos drejtësi as për Klodianin, as për shoqërinë. Sipas degës së Lëvizjes Vetvendosje në kryeqytet duhet të bëhet çmos që të shmangen akte të tilla nga protestuesit dhe nevojitet distancim prej tyre që mos të përsëriten.  Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka dënuar edhe krimet ndaj qytetarëve të cilat sipas tyre duhen zbardhur dhe brutaliteti i keqtrajtimit ndaj punëtorëve duhet të ndalet.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *