• |
ide | kryesore

Milan, përsëri pa Ibrahimovic: me Parmën ka një rikthim me peshë për Piolin

-Instant, Sport



Asgjë për të bërë për Zlatan Ibrahimovic. Edhe të premten qëndërsulmuesi suedez është stërvitur i diferencuar e me shumë mundësi ky është konfirmimi se nuk do të jetë në dispozicion të Piolit për sfidën e të dielës në San Siro kundër Parmës. Gjendja e tij është në përmirësim të dukshëm pas lëndimit muskular të pësuar kundër Napolit, por Milan preferon të mos rrezikojë një rikthim të përshpejtuar, duke marrë në konsideratë edhe kalendarin e ngjeshur deri në Krishtlindje. Në këtë pikë, është e mundshme që Zlatan të kthehet për ndeshjen e të mërkurës kundër Genoas.

Pas përfundimit të impenjimeve europiane, Milan është sidoqoftë para dy sfida shumë delikate përpara pauzës: pas transfertës së Genoas, në fakt, kuqezinjtë do të përballen me Sassuolon në Reggio Emilia e pastaj Lazion në shtëpi. Kështu që më mirë të mos i forcojnë kohët e rikuperimit, duke konsideruar edhe rendimentin e shkëlqyer të skuadrës pas dëmtimit të liderit të tij: 4 fitore e 1 barazim pa Zlatan në fushë, mjaftojnë për të siguruar gjithë ambjentin kuqezi.

Pioli, për më tepër, mund të besojë tek Bennacer, që ka punuar me pjesën tjetër të grupit e është plotësisht i rikuperuar pas lodhjes muskulare. Algjeriani do të jetë rregullisht në vendin e tij në mesfushë në krah të Kessié kundër dukalëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *