• |
ide | kryesore

“Mos më hidh, pres një mik”: flamuri i vendosur në spital e bën Mihajlovic të takojë tifozin e sëmurë me leucemi

-Instant, Sport



Në institutin e hematologjisë Seragnoli në spitalin Sant’Orsola të Bolonjës, është kthyer ditët e kaluara Sinisa Mihajlovic. Tekniku i kuqebluve ka shkuar për të bërë një kontroll rutinë, por ka përfunduar duke takuar një tifoz 50 vjecar që lufton kundër të njëjtës sëmundje që tekniku serb e përballoi mes korrikut e nëntorit 2019. Lajmin e ka bërë të ditur Resto del Carlino, që kujton se si në të njëjtin vend në të cilin për muaj Mihajlovic luftoi për jetën, ka nga ata që cdo ditë kalojnë të njëjtin rrugëtim.

Mes të sëmurëve, është edhe një tifoz i Bolonjës, për të cilin ishte lënë në kopështin e hyrjes së institutit një flamur që shkruante: “Të lutem, mos më hidh… Po pres një mik për tu kthyer në shtëpi. Faleminderit”. Nuk mund të mos e vinte re, Sinisa, që të mërkurën ishte në Sant’Orsola për të kryer kontrollet periodike që pasojnë kalimin e sëmundjes. Tekniku serb ka dashur të përshëndesë tifozin e ti japë kurajë, duke qenë se njeh mirë rrugën e vuajtjes nëpër të cilën duhet të kalojnë ata që vuajnë nga leucemia.



2 Comments

  1. Qija temen ketij serbit !Mos jepni si njoftime keto lloj te informacionesh! Te tilla lajme japin vetem gazetetat e provinvces! Aq me teper qe eshte nje qen serb antishiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *