• |
ide | kryesore

MotoGP, Rossi akuzon Yamahan: “Dëgjojnë pilotët, pastaj bëjnë atë që duan”

-Instant, Sport



Eshtë një Valentino Rossi aspak i ëmdël e xhentil ai që, pasi përmbylli aventurën e tij me Yamaha zyrtare e përqafoi projektin e asaj satelit Petronas, përshëndet shtëpinë japoneze me një sulm frontal. Doktori ka drejtuar gishtin kundër inxhinjerëve japonezë, fajtorë se nuk i kanë dhënë peshën e duhur ndjesive të pilotëve: “Ata na dëgjojnë, pastaj bëjnë atë që thonë ata”.

Edhe pasi mori numrin më të lartë të fitoreve në krahasim me cdo konstruktor në sezonin 2020, në shtëpinë Yamaha nuk ka kënaqësi për rezultatet e arritura. Botërori i pilotëve i shpëtoi e ai i kontruktorëve “iu dorëzua” Ducatit, duke bërë që skuderia japoneze ta mbyllë vitin me duar bosh. Ndërsa tani, pas sulmeve të para me kampionatin në vazhdim të Vinales, duhet të bëjë llogaritë me “protestën” e Valentinos.

“Këtë vit do të jem i përfshirë në zhvillimin e motorit si vitin e kaluar, kështu që nuk do të ndryshojë shumë. Duhet të kuptoj nivelin e përfshirjes, atë që mund të bëj për ti dhënë eksperiencën time, për të mësuar për cfarë kemi nevojë. Prej kohësh kemi të njëjtat probleme sepse japonezët dëgjojnë komentin e pilotëve por në fund bëjnë atë që duan të bëjnë vetë” ka thënë Rossi.

Sipas pilotit pesarez, në fakt, inxhinjerët, drejt të cilëve drejtohet sulmi, nuk do të marrin në konsideratë opinionet sepse “e kanë në mendje që në fillim atë që duan të bëjnë dhe e bëjnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *