• |
ide | kryesore

“Ngo’o e Hasani? Më të mirët i kam në skuadër”: Dede flet edhe për transferimin e Muçit

-Instant, Sport



“Gjithçka duhet të pasohet nga një ecuri pozitive në mënyrë që të ketë rëndësi triumfi në Laç”. E thënë më qartë, Nevil Dede pret nga të tijtë një seri fitoresh për të vazhduar ndjekjen e kreut. Natyrisht, pas një humbje e tre barazimesh, fitorja me Lacin erdhi në momentin e duhur, por tekniku mund të humbasë një tjetër lojtar të rëndësishën, ashtu si humbi Cobbinah në javën e parë që mori drejtimin e bardhebluve. Pas transferimit surpirzë të lojtarit (“u bë për të mos e humbur me parametër zero”) në janar mund të jetë radha e Ernest Muçit: “Komandën e japin financat dhe në momentin që ato e kënaqin një klub, atëherë ato mendojnë se edhe një lojtar i talentuar mund të shitet. Mua më intereson që lojtarët të rriten dhe për Muçin jam i lumtur” tha Dede.

“Ai po rritet dita-ditës jo vetëm në kualitet, sepse atë e ka pasur gjithmonë – vijoi tekniku i 25 herë kampionëve -. Është një futbollist me shumë perspektivë dhe shumë i talentuar, por po sakrifikon çdo ndeshje ndeshje. E kemi parë ndeshjen me Laçin dhe Partizanin, Muci po rritet edhe si njeri. Ai ka kuptuar se të bëhesh lojtar i madh duhet të punosh shumë. Detajet e vogla e bëjnë një futbollist të madh”.

Dede në anën tjetër ndoshta pret vërtetë dicka nga merkato për të plotësuar qendrën e sulmit, të mbetur jetim nga largimi i Michael Ngo’o, por edhe largimet e Cobbinah e me shumë mundësi Mucit. Por sidoqoftë në pritje të Ferhan Hasani apo rikthimit të anglezit, tekniku kënaqet me lojtarët që ka në dispozicion: “Çdo skuadër në botë dëshiron të përmirësohet, edhe klubet më të mira që kryesojnë. Unë dua të kem besimin e grupit, sepse kjo është shumë e rëndësishme dhe nëse ndodh kështu, gjithçka shkon mirë. Emrat janë gjithmonë të mirëpritur, por më të mirët për mua janë ata që stërvis për momentin dhe besojnë tek unë”, përfundoi trajneri i Tiranës Nevil Dede.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *