• |
ide | kryesore

Provimi farsë, profesori i Suarez i habit të gjithë: “Një 6 me hatër, por do tia rivija”

-Instant, Sport



“Një 6 me hatër”, ja si testuesi i Universitetit për të Huajt, Lorenzo Rocca, e ka përcaktuar provimin e Luis Suarez për të marrë nënshtetësinë italiane. Profesori, për La Repubblica, ka shpjeguar: “Do tia rivija notën. Testimi është e folura, kuptimi, dëgjesa. Dinte të përgjigjej”. Pastaj profesori ka mohuar edhe kontaktet e pretenduara me Juventus: “Nuk kam folur me asnjë nga bardhezinjtë, as me Paratici as me të tjerët”.

Mbrojtje totale e profesor Rocca edhe në lidhje me pyetjet e mësuara prej sulmuesit përpara provimit: “Duhet të pyesni Stefania Spina. Inisiativa të tilla kanë qenë të sajat. Me Saurez unë nuk pata asnjë lloj relacioni…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *