• |
ide | kryesore

Rriten shifrat/ 879 raste të reja me COVID dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat në lidhje me pandeminë në vendin tonë. Në 24 orët e fundit, janë kryer 2734 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 879 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:252 raste në Tiranë, 62 në Shkodër, 49 në Durrës, 40 në Kavajë, 35 në Sarandë, 32 në Lushnje, nga 31 raste në Krujë, Kuçovë, 30 në Vlorë, 28 në Elbasan, 24 në Mat, 22 në Kukës, 20 në Pogradec, nga 19 raste në Gjirokastër, Fier, 18 në Korçë, 17 në Lezhë, nga 15 raste në Bulqizë, Peqin, Skrapar, nga 14 raste në Mirditë, Përmet, 10 në Tepelenë, 9 në Malësi e Madhe, 8 në Kurbin, nga 7 raste në Gramsh, Devoll, Dibër, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Berat, Kolonjë, nga 3 raste në Delvinë, Tropojë, 1 në Pukë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.520 që nga fillimi i epidemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *