• |
ide | kryesore

#unjamklodian/ Të rinjtë krijojnë një website për të manifestuar revoltën e tyre

-Instant, Lajme, Të fundit



Hashtagu që frymëzoi shumë të rinj të revoltuar që kërkonin drejtësi për 25-vjeçarin që u qëllua për vdekje #unjamklodiani është kthyer në një website në internet. Faqja që mban hashtagun dhe foton e Klodian Rashës ka paralajmëruar protestën e sotme në orën 18. Po ashtu, në të është shënuar kërkesa kryesore “Të ikë e gjithë komanda drejtuese”, duke nisur nga kryeministri Rama, Ardi Veliu, drejtorë të policisë dhe shefi i ‘Shqiponjave’ Krenar Gjokutaj.

unejamklodiani.com

Prej 3 ditësh, të rinjtë kanë protestuar në disa qytete të Shqipërisë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Ata janë përplasur me policinë, që shpesh kanë përdorur shkopa gome, gaz lotsjellës e ujë për të larguar tubuesit.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *