• |
ide | kryesore

Video/ Real Madrid fiton derbin me Atletico e ngushton distancën: autogoli i Oblak fundosi Simeonen

-Instant, F1, Sport, Video



Ndeshja e madhe e javës së 13 e La Liga ka përfunduar me triumfin e Real Madrid, 2-0 në derbin kryeqytetas kundër Atletico Madrid. Në Valdebebas të besuarit e Zidane kanë mposhtur Colchoneros e tani e shohin më pranë kreun e klasifikimit, që mbahet pikërisht ngë skuadra e Simeondes me 3 pikë avantazh. Casemiro zhbllokoi rezultatin në minutën e 15’ me një goditje të saktë me kokë; autogoli i Oblak (63’), në goditjen e Carvajal, mbylli ndeshjen.


Në ndeshjet e tjera, Sevilla kalon 1-0 në Getafe: autogol i Etxeita e vendi i pestë në renditje. Huesca mposht me të njëjtin rezultat Alaves, ndërsa barazim interesant mes Valencias e Athletic Bilbaos. Në avantazhin provizoi me penallti të Soler në të 26, baskët iu përgjigjën me golat e Villalibre e Raul Garcia me penallti, përmbysje që u sfumua në minutën e 83 kur Vallejo barazoi rezultatin.

SPAIN – LALIGA SANTANDER
Valencia 2 – 2 Athletic Bilbao
Getafe 0 – 1 Sevilla
SD Huesca 1 – 0 Deportivo Alaves
Real Madrid 2 – 0 Atletico Madrid



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *