• |
ide | kryesore

Analiza/ Pse Gjermania iu gëzua fitores së Biden?

Lajme, Planet



Presidenti i zgjedhur Joe Biden është zotuar se do të mbajë qëndrim të ashpër ndaj udhëheqësve autokratë si Presidenti Vladimir Putin i Rusisë. Zoti Bien thotë se një nga përparësitë e tij kryesore do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve me aleatët e Natos. Materiali në vazhdim i hedh një vështrim çështjeve që pritet të ndryshojnë në politikën e Shteteve të Bashkuara.

Raporti miqësor i Presidentit Trump me Presidentin rus Vladimir Putin dhe refuzimi i tij për ta kritikuar atë, prej kohësh ka qënë i paqartë për vëzhguesit. Michael Kimmage është me Fondin Marshall Gjerman.

“Mendoj se ka lidhje me karrierën e biznesit të Donald Trumpit dhe ambicje të caktuara që ai kishte në vitin 2016 dhe që nuk kishin natyrë politike, por të rrënjosura në biznes.”

Ekziston pak paqartësi lidhur me qasjen e presidentit të zgjedhur Joe Biden, i cili është zotuar që të qëndrojë përballë Putinit dhe të riparojë aleancën e NATO-s, që ai beson se është dëmtuar nga Presidenti Donald Trump.

Presidenti Trump është ankuar se aleatët e NATO-s si Gjermania, po përfitojnë nga Shtetet e Bashkuara dhe duhet të kontribuojnë më shumë para për mbrojtjen e tyre. Disa ekspertë thonë se fjalët e zotit Trump ishin më shumë destabilizuese ndaj aleancës sesa veprimet e tij.

Michael Kimmage me Fondin Gjerman Marshall spjegon: “Aty ku Trumpi ishte i rrezikshëm dhe mbetet i rrezikshëm për aleancën trans-Atlantike është më shumë në aspektin e besueshmërisë. Gjatë fushatës së vitit 2016 ai tha se NATO ishte vjetruar. Kur u bë president ai nuk e trajtoi si të tillë, por më parë u shpreh ashtu.”

Udhëheqësit evropianë e kanë mirëpritur fitoren e zotit Biden, veçanërisht Berlini. Shefja e mbrojtjes gjermane, Annegret Kramp-Karrenbauer thotë se Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i rëndësishëm i Evropës.

“Pa aftësitë bërthamore dhe konvencionale të Amerikës, Gjermania dhe Evropa nuk mund të mbrojnë veten. Këto janë fakte kthjelluese.”

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet SHBA-Rusi, ekspertët thonë se zoti Trump dëshironte t’i përmirësonte ato, por u pengua nga hetimet për lidhjet e fushatës së tij me Moskën. Sipas analistëve, kjo nuk ka të ngjarë të ndodhë me zotin Biden.

“Kishte dyshime të thella mes amerikanëve. Ligjvënësit republikanë dhe demokratëpo ashtu ishin thellësisht mosbesues ndaj gjithçkaje që përpiqej të bënte zoti Trump me Rusinë. Kështu që ai nuk pati asnjë arritje lidhur me Rusinë. Zoti Biden ka një mjedis krejt ndryshe për të vepruar,” thotë zoti Kimmage me Fondin Gjerman Marshall.

Analistë të tjerë thonë se nuk presin shumë ndryshime në marrëdhëniet Uashington-Moskë për sa kohë që Putini udhëheq Rusinë. James Carafano është me Fonacionin Heritage.

“Putini ka pak dëshirë për të ndryshuar politikat e tij dhe kjo nuk krijon hapësirën e duhur. Nuk mendoj se dikush ka besim për një tjetër rifillim të marrëdhënieve me Rusinë.”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stolternberg thotë se Rusia vazhdon të shkelë integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe Ukrainës dhe vazhdon shtimin e pranisë së ushtarake në Krime, sfida me të cilat NATO dhe zoti Biden do të përballen në vitin 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *