• |
ide | kryesore

Elbasan/ I djegin makinën, pronari sheh gjithçka nga ballkoni i shtëpisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zjarrvënie e qëllimshme në Elbasan. Rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të diele në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit një makine tip “Audi” me targë As 019 SC iu vu flak.

Makina rezultoi se është në pronësi të personit me iniciale H.B. dhe ishte i parkuar në rrugë pranë pallatit ku banon ky person.

Pronari i makinës, i cili ka qenë në ballkon, kishte parë personin me maskë që i vuri flakën duke e spërkatur me benzinë mjetin. Ai është larguar me vrap duke e hedhur shishen e benzinës. Ndërkaq vetë familjarët fillimisht janë përpjekur të izolonin flakët.

Si pasojë e ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës u arrit të shuheshin flakët, por automjeti ishte djegur pjesërisht.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *