• |
ide | kryesore

Eskavatori që punonte në rrugën bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën drejtuesi 55-vjeçar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një eskavator që punonte në rrugën pranë fshatit Mursi, Bashkia Konispol ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, ndërsa fatkeqësisht si pasojë e rrëzimit ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit Pandeli Anagnosti, 55-vjeç. Policia dhe zjarrfiksja ndodhen në vendngjarje.

Policia jep detaje 
Më datë 13.12.2020, rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol, duke levizur me makinë pune eskavator me kovën lartë, aksidentalisht mjeti ka rën në kontakt me telat e rrymës elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi shtetasi P. A., 55 vjeç banues në Finiq, Sarandë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *