• |
ide | kryesore

Itali/ Kapet shqiptari duke transportuar 3 kg kokainë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 46-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga policia italiane në Ponte Pattoli, pasi u kap me rreth 3 kg kokainë.

Shqiptari, banues në Toskanë, u prangos pas manovrave që bëri me një makinë tip Mercedes Gla, i cili u kthye papritur në sheshin ngjitur me fushën e sporteve. Duke dyshuar për manovrën, policia vazhdoi kontrollet.

Kur e pyetën shqiptarin për arsyet e pranisë së tij larg komunës së tij të banimit, i njëjti raportoi se ishte “përfaqësues i verës” dhe udhëtonte për punë.

Sidoqoftë, duke mos arritur të ekspozonte ndonjë paketim të verës që do të duhej të mbante, me një qëndrim gjithnjë e më nervoz, ai ndryshoi versionin, duke pretenduar se ishte në Umbria për të vizituar të dashurën e tij e cila, megjithatë, nuk e kujtoi dot se ku jetonte, shkruan “Ansa”.

Në atë moment, karabinierët vendosën t’i nënshtronin shqiptarit një kërkim më të thelluar, duke vërejtur qese dhe copa celofani.

Në një ndarje të bagazhit dhe në një sirtar të dhomës së pasagjerëve, u gjetën 3 pako, të mbështjella me celofan, të një lënde narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale mbi 3 kg, si dhe dy telefona celularë, material për prerjen dhe paketimin e substancës narkotike dhe shumën prej 830 euro, të ndara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

Shqiptari u arrestua ndërsa lënda narkotike, paratë dhe sendet e tjera u sekuestruan. I arrestuari u dërgua në burgun e Capanne.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *