• |
ide | kryesore

Një 20-vjeçar i arrestuar i sëmurë në komisariat, reagon policia e Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e shtetit ka reaguar pas publikimit në mediat online se një 20-vjeçar i arrestuarit në protestat e ditëve të fundit është në gjendje të rëndë shëndetësore në komisariatin e policisë Nr.1. Bëhet fjalë për Andrea Bregu, në foton lart, për të cilin u tha se po i refuzohet ndihma mjekësore.

Pas këtyre lajmeve ka reaguar policia e Tiranës që thotë se ai është arrestuar në protestën e 11 dhjetorit dhe më pas rendit një sërë veprash penale për të cilat akuzohet: “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike”.

Policia thotë se ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, e konfirmuar nga mjeku i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë si dhe në prezencë të dy përfaqësuesve të Avokatit të Popullit. Në fund policia e shtetit jep edhe “leksione gazetarie” se nuk duhen publikuar lajme të pakonfirmuara. ©LAPSI.al



12 Comments

      1. Po, dhe nuk i duhet dhene ndihme mjekesore te arrestuarit? Apo e “sherojne” policat me shkelma grushta e mbase dhe noj plumb ?!

        1. ”’ ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, e konfirmuar nga mjeku i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë si dhe në prezencë të dy përfaqësuesve të Avokatit të Popullit. ”’

          E kupton qe NUK KA PASUR FARE NEVOJE PER NDIHME MJEKSORE ?
          E kupton qe e gjitha ishte FAKE NEWS ? E kupton qe ne cdo komisarjat jane te pakten 2 pergfaqsues te avokatit te popullit ?

  1. Per sa kohe ju i jepni leksione policie normalisht shtrohet pyetja perse policia qe ka shkolla per qen dhe zagare te mos japi leksione gazetarie?

  2. Llogjika Lapsit.

    Lapsi thote qe policia ka arestuar nje 20 vjecar te semure rende dhe atij po i mohoet ndihma mjekesore.
    Policia thote qe i riu ne fjale eshte arestuar per nje sere kundravajtjesh, eshte ne gjendje te mire shendetesore dhe dhe se Lapsi nuk duhet te jape lajme te rreme.
    Lapsi thote, kujt i jep leksione gazetarie ti.

    Dy idiotet funksionale qe drejtojne Lapsin, nuk pertojne te japin mend per gjithshka. Per politike, per urbanistike, per drejtesi, per politike te jashtme, per gjeopolitike, per histori….. dhe:
    I vje hidhet kur dikush i thote qe dale prit mos rreni.
    I vje hidhet kur ambasadorja e US i thote qe artikulli juaj eshte jo i sakte (incorrect)
    I vje hidhet kur Ramazoni i gjate i qu media kazan.

    1. Pse mendoni ju o “i mencur” se Lapsi e ka gabim ne kete ceshtje ?! Mos ke gje prova ti qe ai djale i shkrete NUK eshte ne gjendje te renduar shendetsore, mos je gje polic ?! Cfare do te thuash sikur edhe ta kene rrahur ate ne polici ??!!

    2. Po nuk ka fare nevojë që të lexosh Lapsin për të parë se si është e vërteta.
      Mjafton të shohësh karagjozin Rama që del përditë në ekrane e bën teatër e ku gënjen paturpësisht se shqiptarët jetojnë të lumtur e të sigurtë.
      As që ka nevojë farë që të bëjë kush leksione gazetarie.
      Mjafton historia e vrasjes së 25 vjeçarit për tja “mbrojtur jetën” nga pandemia.
      Mga mënyra se si shkruan, dukesh si jo fort në rregull nga trutë e mund të të ndodhë edhe ty si Klodiani.
      Del në mes të natës jashtë me bindjen që duke qenë rruga bosh, nuk ka rrezik as të infektohesh vetë e as të infektosh të tjerët me virus e vjen një polic i rekrutuar nga një fshat i Tepelenës nga Tahiri e të vret “nga frika” se mos ke armë.
      Është vërtetë një dhunë e pa pranueshme që të gjuash policët me gurë apo të thyesh xhamat e institucioneve qeveritare.
      Me ligj kjo është e ndaluar.
      Por ama me ligj është e ndaluar që të pengosh protestat kur dikush është vrarë padrejtësisht.
      Më vjen edhe mua shumë keq që nga policia e ka pësuar njeri prej tyre se i ka rënë xhami e i ka demtuar një sy.
      Shkaku është se një adoloshent apo një i ri i zemëruar për vrasjen e të riut Rasha, ka gjuajtur me gurë e ka thyer një xham, e një copë xhami i ka dëmtuar syrin policit.
      Përse ministria e mbrendëshme duke parë se ka të bëjë me një protestë të rijsh të frustuar, nuk mer masa që policët e gjorë të mos dalin pa mjete mbrojtëse ?
      Është po e njejta histori me kovidin e me personelin shëndetsor.
      Edhe ata mund të quhen heroj që po rrezikojnë jetën e tyre në mbrojtje të jetës së qytetarëve.
      Përse i le ato pa mjete mbrojtëse në luftën e tyre humane për mbrojtjen e jetës së të tjerëve ?
      Përdor ministrja e mbrojtjes 22 herë një helikopter ushtarak për të bërë fushatë elektorale në Dibër.
      Sa kushton një udhëtim i tillë nga paratë e taksapaguesve ?
      Nëse ato para do të përdoreshin për të blerë mjete mbrojtëse për mjekët, do të shërbenin për mbrojtjen e jetës të disa mjekëve e të pacientëve.
      Ju jep disa miqve të saj kjo qeveri qindra miliona euro, me PPP e konçesione korruptive nga paratë e taksapaguesve edhe në kohën e pandemisë, për të ndërtuar disa objekte me çmime të dyfyshuara.
      Nëse këto para do të ndaheshin tek të gjithë biznesmenët e të papunët, nuk do të kishin falimentuar mijra biznese e do të ngeleshin pa punë e pa bukë mijra familje..
      Krahasoje tani këtë krim të stërmadh qeveritar, me disa xhama të thyer nga adoloshentët apo disa mobilje të selisë së partisë socialiste të djegura në Shkodrën antikomuniste.
      Biznesmeni i druve Tao Palla i ka shkretuar pyjet e Librazhdit, dhe hedh lot krokodili se qenka djegur një bredh festash në Tiranë apo qenkan djegur disa karrige e tavolina të partisë së tij në Shkodër.
      Larg qoftë dhunë kriminale do të ishte që të rijtë shkodranë të hidhnin në zjarrin e druve , numurin dy të partisë socialiste, ashtu siç u vranë me zjarrin e plumbave nga Gramoz Rruçi 4 demostrues në 1990 në Shkodër.

  3. Shpreh keqardhjen per Andrean dhe ata djem e vajza trima qe jane mbyllur dhe rrahur ne polici, nje polici dhe shtet kriminal qe dajakun e ka per zanat. Ju o kriminele te kuq ketu do ti paguani te gjitha dhe kur te vij ajo dite vetem perbuzje dhe urrejtje do keni prej njerzve te lodhur dhe te shfrytezuar prej jush! Denimi i Zotit vonon por nuk harron.

    Dhe ju o cuna e goca te reja nuk jeni vetem, tek ju e kemi mendjen dhe lutemi per shendetin e lirine tuaj!

    #Lironi-Andrea-Bregun
    #Poshte-diktatura-e-kuqe
    #O-sot-o-kurre

  4. Po e tha policia është tamam!!!!!Për Ramën dhe lukuninë e tij çdo që shkruhet është e gënjeshtër!!!!Vetëm ata nuk gënjejnë!!!!

  5. Kush i kref bishtin qeverise motren mu ne pidh. Gjindje qelbesire, zene neper turnet e treta, produkte incesti. Ju shkerdhefsha o fshatare gjaprishur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *