• |
ide | kryesore

Kush janë vandalët me të vërtetë

-Instant, Arkiva, Blog



Kanë vandalizuar jetët tona;
Kanë vandalizuar pronën publike duke e ndarë si plaçkë lufte;
Kanë vandalizuar të ardhmen tonë duke e dhënë me koncesion;
Kanë vandalizuar administratën publike duke e bërë politike;
Kanë vandalizuar shëndetin tonë duke mos standardizuar cilësinë e ushqimeve;
Kanë vandalizuar arsimin duke futur militant kudo;
Kanë vandalizuar Policinë e Shtetit, mjafton të kujtojmë se sa oficer të nivelit të lartë drejtues janë në kërkim policor për drogë;
Kanë vandalizuar mjedisin duke shpyllëzuar atdheun;
Kanë vandalizuar detin duke lejuar katrahurën urbane;
Kanë vandalizuar burimet e ujit duke na lënë në thatësirë edhe pse jemi të dytët në Europë për sasi uji për banor;
Kanë vandalizuar ushtrinë duke e lënë ushtrinë më të papajisur në Europë;
Kanë vandalizuar kulturën duke lejuar shkatërrimin e pasurive arkeologjike dhe objekteve të trashëgimisë materiale dhe jomateriale;
Kanë vandalizuar të varfërit, duke i lënë në mjerim;
Kanë vandalizuar punëtorët duke i lejuar të trajtohen si skllevër në fasoneri, miniera;
Kanë vandalizuar pasuritë minerare duke lejuar të vidhen barbarisht;
Kanë vandalizuar prodhimin duke lejuar kontrabandimin;
Kanë vandalizuar ekonominë duke lejuar e bekuar monopolet.
30 vite vandalizëm.
Marre nga Facebook i autorit Adriatik Lapaj



3 Comments

  1. bravo cdo nje e vertete keto vandale duhet te jene ne banken e te akuzuarve dhe jo ata qe gjuajne me nje q gur e thyejne ndonje xham e peme …

  2. E aq më pak një parti që ka bërë gjëma e mënxyra që kanë detyruar një pjesë të mire të shqiptarëve të kujtojnë me nostalgji babain e saj real, Enverin. Të të thotë se do të rregullojë policinë ai që iu dha urdhër e iu nxiu syrin pak vite më parë të qëllonin mbi shqiptarë në bulevardin dëshmorët e kombit. Të mburret me hyrjen në NATO ai që hodhi në erë jetët 26 shqiptarëve në Gerdec, si në ndonjë sofër macabre sakrifikimi në vend të therrjes së dashit, për t’iu pasuruar i biri, nuk është alternativë.

    E për ta dëshmuar vetë ai i pari, si gjithnjë, në një shfaqje të fundit hodhi sërish duhmën kob-ndjellëse që i buron pashtershëm, ku përveç nxitjes publike e justifikimit të dhunës së sotme, nga e njëjta gojë që përsëriste paturpësisht se ai vetë të fut plumbin në lule të ballit po i preke një gjethe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *