• |
ide | kryesore

Protesta në FOTO/ Përplasje mes policisë dhe të rinjve që duan drejtësi për Klodianin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Tirana u shndërrua në fushë-beteje mes qindra të rinjve që dolën në protestë për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën dhe forcave speciale të policisë që për natën e pestë rresht kanë arrestuar qindra të rinj, shumë prej të cilëve të mitur.


Tubimi nisi i qetë në sheshin Skëndërbej dhe vazhdoi pa incidente deri tek kryeministria, ku të rinjtë janë shtrirë në tokë dhe kanë vënë duart pas kokës, në shenjë proteste për vrasjen e 25-vjeçarit që tronditi opinionin. Përplasjet kanë nisur pranë Drejtorisë së Tiranës, pikërisht pranë urës së Lanës, kur protestuesit janë përplasur me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.


Në momentin kur protestuesit janë afruar dhe kanë hedhur gurë, policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, duke shpërndarë turmën. Për më shumë se një orë, në të gjithë Tiranën janë arrestuar dhjetëra apo qindra të rinj. Fotot më poshtë japin një panoramë më të qartë të asaj që ka ndodhur.

 Protestuesit marshojnë në bulevardin Dëshmorët e Kombit drejt Kryeministrisë

Protestues të shtrirë para kryeministrisë me duart në kokë

Nga kryeministria, protestuesit i drejtohen godinës së Drejtorisë së Policisë

Protesta ndalet pranë urës, në krah të Drejtorisë së Policisë së Tiranës

Protestuesit tentojnë të kalojnë urën dhe i afrohen kordonit të policisë

Policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Para ndërhyrjes, një pjesë e protestuesve vazhdojnë të rezistojnë

Protestues i shtrirë në tokë ndërsa FNSH nis të përparojë me shkopat e gomës

Protestuesit nisin të shpërndahen në rrugët dytësore

Nisin arrestimet në të gjithë Tiranën

Policët shoqërojnë këdo që ishte pjesë e tubimit

Një nga pankartat që nxorri në protestë të rinjtë

7 Comments

  1. Mu duk se pashe ish K/prokurorin Llalla me proteste.
    Dikush kishte pare Fazllicin me Taci Oil tek dera e burgut 313 me protestuesit.
    I lumte letter trimave te Saliut.

  2. ”” Përplasje mes policisë dhe të rinjve që duan drejtësi për Klodianin ””

    Tanime , pas gati nje jave protestash… snjerit ne ate proteste nuk i plas per ‘DREJTESINE PER KLODIANIN’..
    I ndjeri po perdoret si preteks nga LSI dhe PD , kaq e thjshte eshte. Po ti pyesesh pas ca ditesh ata qe po protestojne ( shumica e tyre perdorues kanabisi) se kush ishte Klodiani , nuk do te dine si te pergjigjen.

    1. Ti idiot, po të kishe tru më shumë për të kuptuar, nuk do të rije si parrazit për një sufllaqe mbas këtyre hajdutëve rilindas, por do të mereshe me një punë më dinjitoze dhe të ndershme.

  3. Por Stresi është më i llogaritur se i ati, Saliu. Stresi kishte marrë adresat e disa ‘snaiperistëve’ kosovarë dhe deklaroi se me ‘trimat e mi nga Kosova’ do të sulmonte Surrelin dhe Tiranën. Deklarata për Surrelin, ku jeton Edi Rama, ra shpejt. Arsyeja: Një tropojan tjetër, Besniki i Mustafajve rron po në një vilë në Surrel, siç thonë, i çoi fjalë Stresit se ‘kam edhe unë kosovarët e mij’, po guxove. Por pas kësaj ra gjithë versioni i kosovarëve ushtarë të Stresit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu