Tirana u shndërrua në fushë-beteje mes qindra të rinjve që dolën në protestë për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën dhe forcave speciale të policisë që për natën e pestë rresht kanë arrestuar qindra të rinj, shumë prej të cilëve të mitur.
Tubimi nisi i qetë në sheshin Skëndërbej dhe vazhdoi pa incidente deri tek kryeministria, ku të rinjtë janë shtrirë në tokë dhe kanë vënë duart pas kokës, në shenjë proteste për vrasjen e 25-vjeçarit që tronditi opinionin. Përplasjet kanë nisur pranë Drejtorisë së Tiranës, pikërisht pranë urës së Lanës, kur protestuesit janë përplasur me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Në momentin kur protestuesit janë afruar dhe kanë hedhur gurë, policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, duke shpërndarë turmën. Për më shumë se një orë, në të gjithë Tiranën janë arrestuar dhjetëra apo qindra të rinj. Fotot më poshtë japin një panoramë më të qartë të asaj që ka ndodhur.
Protestuesit marshojnë në bulevardin Dëshmorët e Kombit drejt Kryeministrisë
Protestues të shtrirë para kryeministrisë me duart në kokë
Nga kryeministria, protestuesit i drejtohen godinës së Drejtorisë së Policisë
Protesta ndalet pranë urës, në krah të Drejtorisë së Policisë së Tiranës
Protestuesit tentojnë të kalojnë urën dhe i afrohen kordonit të policisë
Policia përgjigjet me gaz lotsjellës
Para ndërhyrjes, një pjesë e protestuesve vazhdojnë të rezistojnë
Protestues i shtrirë në tokë ndërsa FNSH nis të përparojë me shkopat e gomës
Protestuesit nisin të shpërndahen në rrugët dytësore
Nisin arrestimet në të gjithë Tiranën
Policët shoqërojnë këdo që ishte pjesë e tubimit
Një nga pankartat që nxorri në protestë të rinjtë
Mu duk se pashe ish K/prokurorin Llalla me proteste.
Dikush kishte pare Fazllicin me Taci Oil tek dera e burgut 313 me protestuesit.
I lumte letter trimave te Saliut.
Edhe unë pashë mamin tat, që hyri te komshiu.
”” Përplasje mes policisë dhe të rinjve që duan drejtësi për Klodianin ””
Tanime , pas gati nje jave protestash… snjerit ne ate proteste nuk i plas per ‘DREJTESINE PER KLODIANIN’..
I ndjeri po perdoret si preteks nga LSI dhe PD , kaq e thjshte eshte. Po ti pyesesh pas ca ditesh ata qe po protestojne ( shumica e tyre perdorues kanabisi) se kush ishte Klodiani , nuk do te dine si te pergjigjen.
Ti idiot, po të kishe tru më shumë për të kuptuar, nuk do të rije si parrazit për një sufllaqe mbas këtyre hajdutëve rilindas, por do të mereshe me një punë më dinjitoze dhe të ndershme.
HAJDE SUFLLAQE……..HAJDE SUFLLAQE
PER TE GJITHE TE PACIPET MAVI SUFLLAQE GRATIS
A te qifte adi idiot veliu. Po nuk ke faj, je perdhunur psiqikisht qe i vogel nga prinder ordinder budallenj.
Por Stresi është më i llogaritur se i ati, Saliu. Stresi kishte marrë adresat e disa ‘snaiperistëve’ kosovarë dhe deklaroi se me ‘trimat e mi nga Kosova’ do të sulmonte Surrelin dhe Tiranën. Deklarata për Surrelin, ku jeton Edi Rama, ra shpejt. Arsyeja: Një tropojan tjetër, Besniki i Mustafajve rron po në një vilë në Surrel, siç thonë, i çoi fjalë Stresit se ‘kam edhe unë kosovarët e mij’, po guxove. Por pas kësaj ra gjithë versioni i kosovarëve ushtarë të Stresit.