• |
ide | kryesore

Strehuan në një magazinë 28 klandestinë nga Siria, një person në pranga e dy në kërkim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 52-vjeçar nga Shkodra është vënë më pranga më Fier, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim pasi strehuan në një magazinë 28 klandestinë nga Siria.

Policia njoftoi se është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Ndalesa”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Zamir Mulliu dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pasi i cilëson përgjegjës për strehimin e 28 klandestinëve me qëllim trafikimin për në vendet e Bashkimit Europian.

Detaje nga policia: 

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier në bashkëpunim me Njësinë Hetimore në DPPSH finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”, në përfundim të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Z. M., 52 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve K. K. (M)., 30 vjeç, banues në Vlorë dhe S. M. (G).,37 vjeç, banues në Patos.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin,në fshatin Portëz, në ambientet e një magazinë në pronësi të shtetasit S. M.(G), dhënë me qera shtetasit K. K. (M)., kishin strehuar 28 klandestinë me qëllim trafikimin e tyre për në vendet e Bashkimit Europian.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *